Eko Higjiena

Thaçi: I kam votat për President

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se i ka votat e partnerëve të koalicionit për t’u zgjedhur President. Këto komente ai i ka bërë të martën pas një vizite së bashku me ish-sekretari i NATO-s, Lordi George Robertson në fshatin Poklek të Drenasit.Thaçi tha se do të respektohet në tërësi marrëveshja ndërmjet koalicionit të PDK-së, LDK-së dhe gjithë partnerëve të tjerë që përbëjnë koalicionin qeverisës.

“Do të respektohet në përpikëri Kushtetuta dhe ligjet, si dhe të gjitha procedurat, në kuadër të legjitimitetit të plotë të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e natyrisht procedurat e nevojshme dhe të domosdoshme legale, prandaj mendojë që në këtë drejtim nuk ka ndonjë dilemë apo dramë”, ka thënë Thaçi duke folur rreth zgjedhjes së presidentit.

Thaçi ka thënë se e kanë mbështetjen e listës serbe për zgjedhjen e President.

Mobi Casa

“Partnerët janë unik në angazhimet që kanë si të qeverisjes dhe ato në kuadër të përgjegjësive kushtetuese ligjore”, tha Thaçi.

Ai ka vlerësuar se gjithë ky proces do të shkojë në interes të shtetit të Kosovës, qytetarëve dhe së ardhmes euroatlantike të vendit.

“Kështu që gjithë spektri politik do të merr përsipër të gjitha përgjegjësit që ka, dhe në gjithë këto rrjedha të reja politike dhe në kuadër të kësaj kemi dhe stabilitetin e plotë të institucioneve. Ne kemi mandatin e plotë kushtetues-ligjor dhe legjitimitetin e plotë qytetarë, do të punojmë edhe për reforma të ndryshme demokratike në mënyrë që zgjedhjet e lira të ardhshme lokale të mbahen në vjeshtë të vitit 2017 dhe ato të përgjithshme në qershor të vitit 2018”, ka thënë Thaçi./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.