Fundamenti

Thaçi i gëzohet “vetëdijësimit” të Bllokut, por shton se Qeverinë e bëjnë fituesit e zgjedhjeve

/ 2 minuta lexim

Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka reaguar përballë situatës politike, përkatësisht zhvillimeve të fundit brenda partive që kanë formuar Bllokun. Në një mesazh postuar në Facebook, Thaçi shkruan se “ndihet i inkurajuar që partitë politike e kanë kuptuar se bllokimi është i pakuptimtë”.

Më tutje, Thaçi shkruans e PDK si parti fituese, vlerëson se institucionet e reja duhet të ndërtohet në bazë të rezultatit zgjedhor dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Mesazhi i plotë:

Ndihem i inkurajuar që partitë kryesore politike kosovare më në fund e kanë kuptuar se bllokimi i mëtejshëm i themelimit të institucioneve të reja është i pakuptimtë dhe i pajustifikueshëm.

Uji Dea

Unë ndjej keqardhje për kohën e humbur mirëpo konsideroj se ne si parti politike tani duhet të kemi vullnet politik të themelojmë institucionet e reja kredibile sa më shpejt në përputhje me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

PDK-ja si parti fituese vlerëson se bazë per ndertimin e institucione te reja duhet të jetë rezultati zgjedhor dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese.
Unë besoj në vullnetin e mirë dhe pjekurinë politike të përbashkët.

Kosova dhe qytetarët na kanë dhënë besimin e tyre dhe ne duhet ta materializojmë atë duke punuar bashkërisht për të mirën e vendit tonë. HTH