RCCOLA

Thaçi i drejtohet Kushtetueses për vendimin e qeverisë, kërkon edhe masë të përkohshme

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka dërguar në Kushtetuese vendimin e qeverisë Kurti për kufizimin e lëvizjes së njerëzve në të gjithë territorin e vendit.

Thaçi këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media që ka mbajtur para pak minutash, shkruan lajmi.net.

Ju informoj se duke marrë parasysh rrethanat e reja të krijuara pas vendimit të qeverisë së Kosovës, vendim anti-kushtetues, si president i vendit, duke respektuar në tërësi kompetencat kushtetuese, kam vendosur që t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese për vendimin e qeverisë, lidhur me kufizimin e të drejtave dhe lirive themelore në Kushtetutë. Pra, parashtruesi i kërkesës është presidenti i Republikës së Kosovës. Ne do ta bëjmë publike edhe kërkesën që i është bërë Kushtetutës për të gjitha nenet që janë shkelur nga qeveria”, ka thënë presidenti.

Fundamenti

Po ashtu, Thaçi ka thënë se ka kërkuar edhe një masë të përkohshme nga Kushtetuesja, për shkak të urgjencës së rastit dhe rrethanave aktuale në Kosovë.

“Si president i vendit, duke respektuar në tërësi mandatin tim, kemi bërë kërkesë për masë të përkoshme nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës. Sa i përket zhvillimeve tjera, e theksoj se mbi Kushtetutën e Kosovës nuk qëndron askush. Askush nuk qëndron mbi ligjin. Askush nuk ka të drejtë ta shkelë Kushtetutën për asnjë agjendë politike. Prandaj të nderuar qytetarë, ftoj për unitet qytetarë dhe për kujdes maksimal. Jam i bindur se edhe këtë vështirësi do ta kalojmë së bashku”, ka thënë presidenti Thaçi.

Vendimi në fjalë i qeverisë për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve ka nisur duke mos u respektuar për shkak se makina e qytetarë janë parë të lëvizin lirshëm nëpër qytetet e Kosovës. /Lajmi.net/