RCCOLA

Thaçi i do dy mandate si President

/ 5 minuta lexim
RCCOLA

Thaçi në Info Magazinë, nuk e mohoj edhe rikandidimin për president edhe pas 5 viteve. Edhe pse ai tha se nuk e kishte menduar ndonjëherë se çka do të ndodhë pas 5 viteve të mandatit të tij të parë për president të Kosovës.“Nuk e mohoj mundësinë e rikandidimit për mandatin e dytë presidencial”, ka thënë Thaçi.

Ndërkaq, ai ka bërë të ditur se nuk ka kuptim të kthehej në PDK pas mandatit të presidentit, por edhe e mohoi krijimin e ndonjë partie të re. /GazetaExpress/

Thaçi: Raporti i Dick Martyt nuk më pengon ta përfaqësoj Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi tha se akuzat e raportit të Dick Martyt nuk paraqesin asnjë telashe për përfaqësimin e tij dhe vendit edhe në arenën ndërkombëtare.
Ai tha se kjo as nuk do ta pengojë të udhëtojë për ta promovuar dhe përfaqur Kosovën.

“Kam qenë çdo kund në botë”, tha Thaçi në “Info Magazine”.

“Do të jetë një angazhim që do ti dërgojë mesazh botës se Kosova është vend normal”, vlerësoi ai, zgjedhjen e tij për President.

“Do të vazhdojmë punën”, tha Thaçi.

Më herët, në të njëjten intervistë, Presidenti Thaçi konsideroi se zgjedhja e tij në Kuvend u bë në mënyrë kushtetuese. /GazetaExpress/.

Thaçi: Teuta Rugovës ia dhurova lulet për shkak të respektit për familjen Rugova

Presidenti i sapozgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë për Info Magazinë se ditën që u zgjodh ai President, gjithçka shkoi ashtu siç ishte planifikuar.
“Ishte një ditë që të gjithë duhet të dërgonim mesazhe pozitive”, ka thënë ai.

Megjithatë, ai ka thënë se punën e Kuvendit të Kosovës nuk mund ta ndalë askush, sepse Kuvendi punon sipas Kushtetutës dhe rregullores.

Sa i përket koalicionit me LDK’në, ai tha se partnerët e koalicionit e kanë respektuar marrëveshjen.

“Zgjedhja e presidentit ka qenë zgjedhje korrekte”, thotë Thaçi.

Sa i përket luleve presidenciale që ia dha deputetes Teuta Rugova, ai tha se këtë gjest e bëri për shkak të respektit të tij ndaj familjes Rugova.

“Ajo është deputetja më e re dhe më simpatikja në Kuvend, gjithashtu kam respekt për familjen Rugova”, ka thënë Thaçi

“Unë a kam votuar presidentin Rugova, gjithashtu kam votuar edhe ish presidentin Sejdiu”, thotë ai.

Uji Dea

Thaçi shpreson se mund të jetë edhe President i opozitës

Hashim Thaçi ka thënë për Info Magazinë se prioriteti i tij është siguria e dialogut të brendshëm politik, dhe funksionimin normal të institucioneve.
“Do të punoj ta rrisë zhvillimin ekonomik, ta ndërtojmë një Kosovë të re dhe multietnike”, ka thënë Thaçi.

Ndërsa sa i përket vështirësive të dialogut të brendshëm, i cili po refuzohet nga opozita, ai thotë se do të angazhohet në komunikim më të drejtëpërdrejtë, i cili sipas tij ka munguar deri më tani.

Gjithashtu Thaçi tha se prezenca e opozitës në ditën e seancës së zgjedhjes së presidentit, sipas tij, ka qenë mesazhi i parë pozitiv nga opozita.

“Është kuptuar se edhe ata duan të kenë një qasje më ndryshe”, ka thënë Thaçi.

“Unë do të jem në shërbim të të gjitha partive politike dhe respektimit të vullnetit të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërkaq, ndër tjerash ai tha se qytetarë e Republikës së Kosovës, nuk duan dhunë pot duan dialog. /Gazeta Express/

Thaçi: Edhe paraardhësit e mi ishin liderë të partive politike

Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi nuk e konsideron telashe zgjedhjen e tij President me të kaluar si udhëheqës i një parti politike.
Ai, në “Info Magazine”, tha se edhe paraardhësit e tij ishin me të kaluar politike dhe udhëheqës të partive, duke përjashtuar Atifete Jahjagen e cila sipas tij, u zgjodh në rrethana tjera të cilat tashmë janë të njohura.

“Unë vijë si lideri më i votuar në zgjedhjet e fundit”, deklaroi tutje, Thaçi, transmeton Gazeta Express.

“Do të fokusohem në rolin tim unifikues” shtoi ai.

Hashim Thaçi, me tu votuar për President, dha dorëheqje nga PDK’ja, duke hapur rrugë për një lider të ri të kësaj partie, që nga themelimi i saj.

Ai, për votimin e tij President, tha se, Kuvendi e kreu në mënyrë Kushtetuese.

“Se a kam të drejtë apo jo, vendimin e marrin ata që duhet”, deklaroi Thaçi, duket u shprehur bindjen e tij se gjithçka u shkoi në mënyrë korrekte, në votimin e të premtes së kaluar.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të pranohen nga të gjithë”, porositi Presidenti i ri. /GazetaExpress/