Fundamenti

Thaçi i dëshpëruar: Në kohën e Titos, kosovarët udhëtonin pa viza

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka theksuar se pa dashur ta bëjë ndonjë paralele në mes kohës kur shqiptarët jetonin në ish–Jugosllavi dhe kohës se si jetojnë tash, qytetarët e Kosovës që atëherë mund të lëviznin pa viza.

Ai në seancën e Kuvendit të Kosovës, ka theksuar se nuk dëshiron që të bëjë paralele në mes atij sistemi dhe Brukselit, mirëpo sipas tij, është e patolerueshme që qytetarët e Kosovës të trajtohen si njerëz të dorës së dytë dhe në këtë mënyrë të fyhen.

RCCOLA

“E kujtojmë atë kohë kur jemi trajtuar si njerëz të dorës së dytë, por së paku kanë lëvizur lirshëm. Nuk kam aspak nostalgji dhe mall për kohën e Titos, por kështu kishte ndodhur”, ka theksuar Thaçi. /Telegrafi/