Thaçi i dashuruar në pushtet

Hashim Thaçi edhe pse nuk do të jetë më kryeministër i vendit, ai përsëri do të jetë në poste të rëndësishme. Zëvendës-kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme do të jenë postet e tij deri në vitin 2016 ku ai mendohet se do të zhvendoset në postin e presidentit.
Egoja për pushtet analisti Halil Matoshi ka thënë se është arsyeja kryesore që Thaçi nuk ka hequr dorë nga asnjë postë për veten e tij. Sipas Matoshit, Thaçi është i dashuruar me pushtetin dhe postet politike. “
Është ditë që Thaci nuk do të pushoj nga postet politike si një i dashuruar në pushtet dhe postin e zëvëndës-kryeministrit e ka stolisur me Ministrin e Punëve të Jashtme që do të thotë se Thaçi po dëshiron t’i tregoj BE-së se është lojtari kyresorë dhe kyq në Kosovë. Ai pret që në kontaktet me ndërkomëbtarët ta forcojë akoma pozicionin e tij qoftë për ta marr postin e presidentit pas një vjet e gjysmë qoftë që të rikthehet përsëri si kryueminsitër i vendit”, ka thënë ai. Sidoqoftë, sipas Matoshit, Thaçi do të jetë përsëri kryeministër për ministrat e PDK-së, pasi që ata do të dëgjojnë vetëm atë.
“Kryeministri i LDK-së do t’i qeverisë vetëm ministrat e LDK-së por jo ministrat që vijnë nga PDK-ja pasi që ata do të vazhhojnë ta kenë kryeminstër zotri Thaçi”,ka shtuar Matoshi.
A është kopjim i Daçiqit nga ana e Thaçit zhvendosja nga Kryeministrit në ministër të Jashtëm, Matoshi mendon që jo. Por megjithatë këta të dy kanë një gjë të përbashkët. Egon e fuqishme. “Unë nuk do ta quaja kopjim por njerëzit me ego të fuqishme që mendojnë se kanë bërë shumë për vendin e tyre duan që të ruajnë kontaktin me vendet ndërkomëtbare dhe këtë e ka bërë edhe zotri Thaçi”,ka thënë në fund analisti Halil Matoshi.
PDK dhe LDK pritet që marrëveshjen të nënshkruajnë nesër në orën 10:00 ndërkohë seanca e Kuvendit pritet që të vazhdoj në orën 12:00./Zeri/