RCCOLA

Thaçi i bindur në fitoren e Nexhmedin Arifit

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Viti – Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, sot qëndroi në qytezën e Pozheranit, me ç’rast bëri fushatë dorë më dorë, bashkë me kandidatin për kryetar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, dega në Viti, zotin Nexhmedin Arifi.

Gjatë kësaj vizite në këtë lokalitet u çimentua edhe një herë mbështetja e madhe që gëzon Partia Demokratike e Kosovës në përgjithësi, e Kryetari Arifi në veçanti.

Kryeministri Thaçi u shpreh i bindur në fitoren e Nexhmedin Arifit dhe në të njëjtën kohë tha se Qeveria e Republikës së Kosovës do të jetë në dispozicion të Nexhmedin Arifit në çdo kohë.

RCCOLA

Ndërsa kryetari Arifi, duke e falënderuar Kryeministrin Thaçi për mbështetjen e madhe dhe të vazhdueshme, tha se vizioni i PDK-së për një Viti Evropiane është vizion përmes së cilit qyteti i Vitisë do të shndërrohet në qytet evropian.

Ai premtoi se do të punoj për të gjithë qytetarët e komunës së Vitisë thuhet në njoftimin e sektori për Informim pranë Shtabit Zgjedhorë të PDK-së, dega në Viti./rajonipress/