Hidromorava

Thaçi: Hyrja në NATO pa ushtri, e pamundur

/ 4 minuta lexim
FITORJA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar edhe një herë se themelimi i Ushtrisë është i domosdoshëm, raporton “Zeri.info”. “Themelimi i ushtrisë së Kosovës tani më është domosdoshmëri për Kosovën. Iniciativa ligjore për transformimin e ushtrisë e kam marrë duke e parë se janë shterur të gjitha mundësitë për krijimin e ushtrisë në bazë të kushtueses”, ka thënë presidenti.

Këto komente i pari i vendit i bëri në një diskutim që është duke u mbajtur nga Lëvizja FOL, raporton “Zeri.info”.

Sipas tij, kjo iniciativë është marrë me edhe për inkuadrimin e Kosovës në NATO.

“E kam marrë po ashtu këtë se iniciativë se konsideroj të pamundur hyrjen në NATO pa ushtri”, ka potencuar ai.

Duke theksuar se për një veprim të tillë e ka përkrahjen e partive politike e partnerëve ndërkombëtarë, ai ka thënë se do tentojë ti bind edhe komunitetet për këtë hap të rëndësishëm të gjitha vendit.

Duke respektuar të gjitha mendimet për ushtrinë e Kosovës, unë nuk mendoj se partitë politike dhe të tjerët janë të gatshëm për të bërë ushtrinë./ Zeri/.

Thaçi: Këtë muaj themelohet komisioni për të vërtetën dhe pajtimin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi njoftoi se këtë muaj zyrtarisht do të themelohet komisionit për të vërtetën dhe pajtimin, raporton “Zeri.info”.

“Komisioni do të jetë i pavarur gjithë përfshirës dhe i paanshëm, këtë muaj do ta themelojmë zyrtarisht komisionin. Pres përkrahje për këtë komision nga e gjithë shoqëria”, ka thënë Thaçi.

Drejtpërdrejt: Thaçi: Pa Demarkacion s’ka viza

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka theksuar se pa demarkacion nuk ka viza, raporton Zeri.info”.

Hidromorava

“Unë dua të besoj se demarkacioni kaloi. Tani nuk ka arsyetim se si kanë votat sepse i kanë votat që ky proces duhet të kalojë. Nëse nuk ndodh demarkacioni nuk viza, Kosova do të vonohet me vite. Duhet të merret përgjegjësi nga partnerët e koalicionit. Dhe pse jo , të bisedohet edhe një herë me opozitën”, ka thënë Thaçi.

Këto komente i pari i vendit i bëri në një diskutim që është duke u mbajtur nga Lëvizja FOL, raporton “Zeri.info”.

Presidenti po ashtu ka porositur të themelohet asociacioni i komunave me shumicë serbe.”Duhet të bëhet edhe asociacioni i komunave me shumicë serbe, Qeveria duhet të lëvizë me themelimin e këtij asociacioni “, ka thënë ai.

Ndër të tjera Thaçi, ka thënë se do fillojë bisedimet e tij me palën serbe për themelimin e ushtrisë.

“Ne do kemi takime me serbët, do ti dëgjojmë ata sepse edhe ata janë pjesë e shoqërisë. Ne do të punojmë për ndryshime kushtetuese”, ka thënë Thaçi duke theksuar se do ti shfrytëzojnë të gjitha mundësitë për ti bërë serbët pjesë të vendimmarrjes. “Unë nuk jam në garë me serbët, unë jam në garë se si me i integruar ata”, ka thënë Thaçi, raporton “Zeri.info”.

Sipas tij, procesi për ushtri ka qenë i ngrirë për tri vite.”Ky proces tri vite ka qenë i ngrirë dhe pa asnjë interesim me shku përpara. Ky proces do shkojë përpara dhe me pajtimin e ndërkombëtarëve. Kosova do ta bëjë ushtrinë në partneritet të ngushtë me NATON dhe amerikanët”, ka deklaruar Thaçi./Zeri/.

Thaçi: Serbia do ta njoh Kosovën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se i beson pajtimit mes Kosovës e shtetit serb.

“Unë i besoj pajtimit mes Kosovës e Serbisë. Duhet të shikohet nga e ardhmja e të mos përsëritet e kaluara”, ka thënë Thaçi, raporton “Zeri.info”.

Duke u shprehur i sigurt se Serbia do e njoh Kosovën, sepse siç thotë ai Serbia e ka të pa mundur inkuadrimin në BE pa këtë veprim.

“Njohja e Kosovës do të ndodh, edhe pse mundet me zgjat me vite”, ka thënë Thaçi./Zeri/.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.