Hidromorava

Thaçi: Heshtja e ndërkombëtarëve për Reçakun ia mundësojë lidershipit serb të mohojë masakrën

/ 2 minuta lexim

Në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak.

Thaçi se pikërisht në këtë ditë ka zgjedhur Reçakun për të vizituar, pasi që është pika kulminante e masakrave të Serbisë të kryera kundër popullatës civile shqiptare në Kosovë, transmeton Telegrafi.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut, për çka shteti Kosovës po punon maksimalisht që të respektohen plotësisht më standardet më të larta perëndimore të drejtat e njeriut në Kosovë. Por në të njëjtën kohë ne gjithmonë duhet të kujtojmë të kaluarën që të ecim të sigurt përpara një të ardhme të sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim. Për forcimin e shtetit e në të njëjtën kohë për të ardhmen tonë euroatlantike. Por sot kam zgjedhur pikërisht të vizitojë Reçakun që është pika kulminante të masakrave të Serbisë që ka kryer kundër popullatës civile në Kosovë, në kuadër të fushatës së gjenocidit të ushtruar nga shteti i Serbisë”, ka thënë Thaçi para mediave, përcjell Telegrafi.

Thaçi ka përmendur disa nga krimet që shteti serb i ka kryer në Kosovë.

KKGJILAN

“Serbia ka kryer në Kosovë rreth 400 masakra kundër civilëve shqiptarë, ka vrarë rreth 1 mijë e 300 fëmijë, ndërsa kanë dhunuar 20 mijë gra, në të njëjtën kohë kemi rreth 13 mijë shqiptarë civilë të vrarë. Ritheksoj Reçaku shënon pikën kulminante të masakrave dhe krimit kundër njerëzimit të kryera nga shteti serb”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu, presidenti Thaçi kritikoi edhe ndërkombëtaret për heshtjen e treguar karshi masakrës në Reçak.

“Heshtja e ndërkombëtarëve dhe mos vizita e tyre sidomos këtu në Reçak që e theksoj se është pika kulmuese e masakrave nga shteti serb, e ka hapur gojën dhe e ka amnistuar edhe lidershipin aktual të Serbisë që të pretendojë me krenari të mohojë krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin në Kosove”, tha presidenti Thaçi.

Maskara e Reçakut ka ndodhur më 15 janar 1999, ku forcat serbe kanë lënë të vdekur 45 personave./Telegrafi/