RCCOLA

Thaçi heq taksën e sigurimit të automjeteve për Kosovën Lindore

/ 2 minuta lexim

Kryeministri i vendit Hashim Thaçi ka marrë vendim që nga data 21 tetor të heq taksën e sigurimit të automjeteve për të gjithë qytetarët e Kosovës Lindore. Lajmin për rajonipress e ka konfirmuar Hajredin Kuqi ndërkohë që Qemajl Mustafa e vlerëson si hap shumë të dobishëm këtë qëndrim pasiqë rritet komunikimi dhe qarkullimi në mes të dyja vendeve.

Kryeministri i vendit Hashim Thaçi nuk po tregohet dorëlirë vetëm për qytetaret kosovar në këtë kohë fushate.

Ai ka marrë qëndrim që nga data 21 tetor të heq taksën e sigurimit të automjeteve për të gjithë qytetarët e Kosovës Lindore.”Po është e vërtet që kryeministri e ka marrë këtë vendim dhe ai do të zbatohet nga data 21 tetor” tha për rajonipress Hajredin Kuqi zëvendëskryeministër i vendit.

RCCOLA

Për këtë qëndrim të Qeverisë kanë ndikuar shumë faktor. Ishte trysnia e përfaqësuesve politik të Kosovës Lindore dhe reagimi i mbrëmshëm nga takimi i Qemajl Mustafës me Nagip Arifin dhe Ragmi Mustafën.

Qemajl Mustafa tha për rajonipress se heqja e taksës e rritë komunikimin me Gjilanin dhe e rritë qarkullimin në ekonominë e tij./rajonipress/