Thaçi: Harroni zgjedhjet, Opozita po vepron për interesa politike

Zëvendëskryeministër i Kosovës njëherësh edhe ministrisë i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi ka thënë se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme e as tërheqje nga nënshkrimet.
Thaçi ka thënë se Opozitës nuk i interesojnë fare marrëveshjet për të cilat po protestojnë por po bëjnë teatër për interesa politike.
“Vlerësoj se ne nuk kemi istikame si pozitë opozitë. E njohim njëri tjetrin dhe i vlerësojmë veprimtaritë e njëri tjetrit. Por unë i ftojë t’i bashkëngjiten debatit në kuvendin e Kosovës.
Kështu duhet të kalohet kjo pengesë fizike për interesa personale politike. Edhe aktivistë të këtyre partive nuk pajtohen me lidershipin por detyrohen të gjuajnë vezë, gurë e gaz lotsjellës.
Zmbrapsje nuk do të ketë por do të ketë vetëm respektim të Kushtetutës së Kosovës. Kolacioni do të përfundoj përgjegjësitë e veta ehe në Kuvend edhe në Qeveri.
Ne nuk ndihemi fajtor për nënshkrimin e këtyre marrëveshjeve. Le ta vërtetojnë opozita që ka shkelje kushtetuese. Atyre nuk u intereson fare marrëveshja por vetëm ajo që po shfaqin.
Ne nuk do të lejojmë që të djegin Kuvendin e Kosovës e as ta sulmojnë policinë e Kosovës. Nuk do të ketë as zgjedhje të parakohshme as zgjerim të koalicionit. Të gjitha këto mund ta dëmtojnë Kosovën në procesin e integrimit dhe liberalizimit të vizave ”, ka thënë Thaçi./Zeri.