UBT

Thaçi harron Luginën

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë vitit të kaluar kishte dhënë idenë për bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, siç thoshte, në kuadër të korrigjimit të kufirit me Serbinë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Madje për pak muaj ai kishte mbajtur rreth dhjetë konferenca për medie për këtë çështje, ku i ftonte në Prishtinë edhe përfaqësuesit politikë të Luginës.

Një iniciativë e tillë e Thaçit në Kosovë komentohej si tendencë për ndarjen e Kosovës, përkatësisht shkëmbimin e territoreve, ku komunat veriore do t’i jepeshin Serbisë, ndërsa disa fshatra të Luginës do të bashkoheshin me Kosovën.

KKVITI

Por, për gati një muaj presidenti Hashim Thaçi as që e ka përmendur çështjen e bashkimit të Luginës dhe ka kohë që nuk i ka takuar as politikanët e asaj treve me shumicë shqiptare.

Për çështjen e bashkimit të Luginës me Kosovën gazeta “Zëri” i ka dërguar pyetje edhe zyrës për media të presidentit Hashim Thaçi, mirëpo ata nuk janë përgjigjur.