Mobi Casa

Thaçi: Haradinaj në takim nuk ka përmendur asnjëherë kërkesat e opozitës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ndërsa kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, pas takimit tha se ka qenë një takim i nevojshëm për t`i dëgjuar opinionet e të gjithëve rreth krizës.Thaçi tha se partnerët e koalicionit në takim me presidenten ripërsëriten zotimin për vazhdimin e implementimit të agjendes shtetërore. Ai tha se qytetarët kanë shprehur vullnetin e tyre.

“Ne do të vazhdojmë punën në reformat ekonomike dhe reforma tjera. Për themelimin e FAK-ut. Pra një agjendë pa dallime partiake grupore” tha Thaçi.

Ai shtoi se në këto vitet e fundit është krijuar një traditë e marrjes së përgjegjësive shtetërore.

Uji Dea

Thaçi tha se kur kanë nisur bisedimet kreu i AAK-së ka reflektuar duke u bërë pjesë e bisedime sikurse kreu i LDK-së që kishte mbështetur atë por rrethanat aktuale sipas tij nuk përkojnë më traditën e marrjes së përgjegjësive. Kreu i PDK tha se është keq që pjesa më e madhe e opozitës nuk i është përgjigjur.

Thaçi tha se Haradinaj në takim nuk ka përmendur asnjëherë demarkacionin dhe Asociacionin por vetëm për çështjet elektorale dhe marrjes së pushtetit.

Thaçi tha se meqë Haradinaj nuk kishte shqetësim për demarkacionin dhe asociacionin ata propozuan që AAK të marr pjesë në hartimin e statutit të asociacionit dhe komisionit për demarkacionin” ka thënë Thaçi./zeri/