Uji Dea

Thaçi, Haradinaj e Veseli shkelin Protokollin e Shtetit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Protokolli i Shtetit kërkon të ketë bashkërendim të agjendës së presidentit, të kryeministrit dhe të kryeparlamentarit në mënyrë që këta tre të mos jenë në të njëjtën kohë jashtë vendit, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Por kjo rregull nuk po respektohet nga tre krerët institucionalë: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli.

Presidenti Thaçi ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në “Lutjet e Mëngjesit”. Kryeparlamentari Veseli ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Kroaci, ndërsa kryeministri Haradinaj është në prag të nisjes për në SHBA.

Fundamenti

Gazeta “Zëri” ka gjetur se në Ligjin për Protokollin e Shtetit shkruan saktësisht se tre liderët nuk guxojnë njëkohësisht të jenë jashtë shtetit.

“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të personaliteteve kryesore, presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe kryeministrit jashtë shtetit. Vizitat bashkërendohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit”, thuhet në Nenin 19 të Ligjit për Protokollin e Shtetit e mosrespektimi i Protokollit po vlerësohet si papërgjegjësi e drejtuesve të shtetit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.