Eko Higjiena

Thaçi: Hapin për themelimin e FAK-ut e humbëm në 2014-në

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se në vitin 2014 politika kosovare e humbi hapin për themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës, për shkak të neglizhencës së vendorëve.

Ai tregoi se propozimin e kishte dërguar në Kuvend, por politika kosovare ishte para procesit elektoral dhe neglizhencën e asaj kohe po e paguajnë sot.

Por, presidenti tha se ka besim që Forcat e Armatosura do të krijohen së shpejti, me gjithë hapin e humbur. “Kam besim se Forcat e Armatosura do të themelohen në një të ardhme të afërt”, tha presidenti.

Presidenti, foli edhe për gratë e dhunuar gjatë luftës, për të cilat tha se do të vazhdojë përkushtimin.

Thaçi: Dialogu me Serbinë duhet të fuqizohet

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në vazhdim të fjalimit të tij në forumin ‘Fol Hapur’, tha se do të vazhdojë të inkurajojë politikën kosovare që të promovojnë dialogun e jashtëm dhe të mos lejojnë që dialogu me Serbinë në Bruksel të shndërrohet në një proces monoton.

Eco Higjiena

Ai tha se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyer me vendet e rajonit, ndërsa edhe raporti me Serbinë është më korrekt.

Presidenti i vendit tha se do të kërkojë nga institucionet e vendit që t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura në Bruksel dhe të mos lejojnë që procesi i bisedimeve të bëhet monoton.

Ai tha se normalizimi i plotë i raporteve Kosovë-Serbi promovon paqen në rajon.

Presidenti i vendit tha po ashtu se do të vazhdojnë dialogun me BE-në në mënyrë që qytetarët e Kosovës sa më shpejt të gëzojnë lirinë e lëvizjes.

Thaçi theksoi se edhe çështja e të pagjeturve, atyre të zhvendosur, sundimi i ligjit etj, do të jenë në agjendë të tij.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.