Thaçi godet mediet
Kryeministri në largim, Hashim Thaçi, po i shfrytëzon momentet e fundit të qeverisjes për t’i goditur mediet e pavarura në vend. Pak javë më parë ai ka marrë një vendim që me urgjencë të nisë procesi i shpronësimit të objektit të ish-Pallatit të Medieve, aneksi, ku për më shumë se me dekada janë të vendosura gazeta ditore, televizion privat dhe agjenci lajmesh.
Si pasojë e këtij vendimi, përpos rrezikimit të investimeve milionëshe të bëra nga drejtuesit e medieve private, rrezikohen edhe qindra gazetarë të mbesin në rrugë./zeri/


