UBT

Thaçi: Gjykata Speciale nuk mund të shfuqizohet

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në një konferencë për media ka folur edhe për Gjykatën Speciale, duke thënë se kjo Gjykatë nuk mund të shfuqizohet.

Ai tha se në të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare ka pasur parasysh arritjen e marrëveshjeve me bashkësinë ndërkombëtare, duke e vlerësuar opinionin publik, interesin e shtetit dhe ruajtjen e partneritetit me miqtë ndërkombëtar.

“S’ka qenë e lehtë për 20 vite koordinimi dhe harmonizimi i opinioni publik, interesave të vendit dhe asaj ndërkombëtare”, tha Thaçi.

Ai tha se Gjykata Speciale është padrejtësi historike ndaj Kosovës, pasi Kosova ka zhvilluar luftë mbrojtëse dhe ka kaluar në procese hetimore të UNMIK-ut, Hagës, EULEX-it etj.

Fundamenti

Sipas tij, Specialja është një padrejtësi ndaj Kosovës dhe vjen në një moment që një raport i fabrikuar e i rrejshëm është më i rëndësishëm se gjithë ato masakra që janë kryer ndaj qytetarëve të Kosovës.

Presidenti tha se në kohën kur është themeluar Gjykata Speciale ose është dashur të themelohet përmes OKB-së ose ta themelonin sipas legjislacionit vendor, në koordinim me mbështetësit e pavarësisë së Kosovës.

“Në këtë dilemë kam marrë orientim të punojmë ngushtë me partnerët e pavarësisë së Kosovës”, u shpreh presidenti.

Ai tha se kanë vendosur ta themelojmë gjykatën pasi sipas tij nuk ka arsye që Kosova të frikësohet dhe siç tha presidenti “është diçka që duhet ta gëlltisim për hir të partneritet me SHBA-të dhe BE”. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.