Thaçi: Gjykata Speciale erdhi si pasojë e vrasjes së dëshmitarëve

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në fjalimin e tij në Kuvend, i cili është bojkotuar nga opozita dhe Lista Srpska ka folur edhe për Gjykatën Speciale. Ai ka thënë se kjo Gjykatë nuk është krijuar si pasojë e politikës së gabuar.
Por, ka theksuar se kjo ka ndodhur për faktin që nuk janë mbrojtur dëshmitarët ose janë vrarë.
“Eshtë folur shumë për Gjykatën Speciale… nuk dua të shikohet si ndëshkim…Gjykata erdhi si pasoje e vrasjes e mos mbrojtjes së dëshmitarëve dhe jo e politikes se gabuar” ka thënë ai./express/