UBT

Thaçi: Gjilanin do ta fitojmë në raundin e parë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Hashim Thaçi në një bashkëbisedim me dy lagje të qytetit në Gjilan tha se kësaj radhe Gjilanin do ta fitojmë qysh në raundin e parë. Kurse Qemajl Mustafa kandidat për kryetar të Gjilanit tha se fitorja e tij dhe e PDK-së kësaj radhe do të jetë e sigurt dhe e madhe.

Lideri i PDK-së Hashim Thaçi të dielën është ndier i entuziazmuar pasi ka ecur nëpër qendër të Gjilanit ku edhe ka biseduar me qytetarët e rastit ku siç tha i ka marrë një konfirmim se kësaj radhe do të votohet bindshëm Qemajl Mustafa, raporton rajonipress.

Thaçi tha se përcaktimi qytetar për Qemajl Mustafën dhe PDK po rritet çdo ditë.”Qemajl Mustafa ka bërë punë të mëdha, punë të mira dhe ka realizuar projekte kapitale. Unë do e mbështes fuqishëm sepse e ka merituar këtë përkrahje. Vetëm Qemajl Mustafa i ka dhënë kuptim jetës institucionale në Gjilan derisa të tjerët e kishin stagnuar dhe ngulfatur Gjilanin”.

Thaçi tha se me investimet tona dhe përkushtimin e Qemajl Mustafës, Gjilanit i kemi dhënë kuptim evropian sepse Gjilani sot është qytet i zhvillimit, i dritës dhe realisht Gjilani nuk ka nevojë për rikthim në baltë apo terr. S`ka më riciklim të partive tjera sepse ne Gjilanin do ta fitojmë qysh në raundin e parë”.

Mobi Casa

Thaçi madje tha se të dielën ka takuar dy kundër kandidatë të Qemajl Mustafës dhe përgjigja e tyre ishte se kësaj radhe fiton sërish Qemajl Mustafa.

Kurse Qemajl Mustafa tha se në Gjilan ka ndodhur zhvillimi epokal.”Kemi pasur shumë sfida në fillim të mandatit sepse Gjilanin e gjetëm në terr e lloç. Por ne u bëmë bashkë dhe ia dolëm që ta kthejmë në jetë Gjilanin dhe jetën e saj institucionale. Tani e kemi kaluar atë politikë të errët e të hidhur. Gjatë qeverisjes sonë bëmë zhvillime të mëdha në arsim, infrastrukturë, ekonomi, administratë, rrugë, kanalizime etj. Edhe tani PDK i ka ndezur motorët dhe jam i sigurt se fitorja e PDK-së pos që do të jetë e sigurt ajo do të jetë edhe më e madhe. Do të festojmë bashkë me 3 nëntor jo vetëm ne, por edhe partitë tjera sepse ata vetëm përkohësisht janë humbës. Partitë tjera ende kanë nevojë për fitoren e PDK-së sepse nuk janë të konsoliduara akoma” tha Mustafa.

Izmi Zeka bartës i listës tha se asnjë parti politike nuk e ka kandidatin më të fort sesa PDK-ja./rajonipress/