UBT

Thaçi: Gjilanin do ta fitojmë bindshëm

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lideri i PDK-së Hashim Thaçi të mërkurën në Gjilan gjatë prezantimit të kandidatëve për këshilltar komunal dhe kandidatit për kryetar të Gjilanit tha se Qemajl Mustafa do të jetë kryetar i Gjilanit edhe për katër vite. PDK do të fitojë bindshëm jo vetëm në Gjilan, por në shumicën e Komunave të Kosovës tha ai.

“PDK do ta fitojë bindshëm Gjilanin dhe Qemajl Mustafa do të jetë kryetar i Gjilanit edhe për katër vitet e ardhshëm. Jo vetëm Gjilanin, por PDK do të fitojë shumicën e komunave të Kosovës”. Kështu tha lideri i PDK-së Hashim Thaçi në Gjilan gjatë prezantimit zyrtar të 38 kandidatëve të PDK-së për këshilltar komunal dhe kandidatit për kryetar të Komunës.

Thaçi në këtë tubim i ka dhënë mbështetje maksimale Qemajl Mustafës. “Qemajl Mustafa do të jetë edhe për katër vite kryetar i Gjilanit sepse këtë qytet e gjetëm në baltë dhe në terr. Me ardhjen në pushtet të PDK-së në këtë qytet ndodhën investime të shumta e të mëdha. Edhe pas fitores sërish do të punojmë bashkërisht që ta zhvillojmë Gjilanin dhe Kosovën Evropiane” tha Thaçi, raporton rajonipress.

Thaçi tha se pos Gjilanit , PDK do të jetë partia numër një në Kosovë sepse ne kemi kandidatë, kemi kuadro dhe kemi ekipe që munden të qojnë përpara proceset pozitive që i duhen Kosovës.

Thaçi nuk ka harruar pa e përmendur edhe Zhegrën sepse siç u shpreh ai Zhegra tashmë edhe zyrtarisht është hyrë në procedurë për tu bërë komunë.

Pasi ka lavdëruar punën e Qemajl Mustafës, Thaçi tha se në Gjilan ka pasur shumë zhvillime dhe të arritura.”Duhet ta kuptojnë edhe oponentët tanë politik se jemi shumë përpara tyre dhe ne do të vijmë shpesh në Gjilan, bile sa herë të ankohet opozita ne do të vizitojmë edhe më shumë Gjilanin” tha me ironi Thaçi.

Uji Dea

Thaçi edhe kësaj radhe ka premtuar rritje të pagave për mësuesit, të gjitha kategoritë e shërbyesve civil dhe tha se premtimet e PDK-së po realizohen.

Kurse Qemajl Mustafa tha se garimi i tij i tretë për të parin e komunës është besim i madh dhe do të jetë nismë fituese e PDK-së.

Mustafa tha se kur e ka marrë mandatin e parë Gjilanin e ka gjetur në terr, e ka gjetur në baltë dhe shpejt ka arritur ta shërojë shpirtërisht.”Kemi investuar mbi 90 milion euro dhe kemi rezultate të prekshme në infrastrukturë, rrugë, trotuare, kanalizime. Tani Gjilanin e kemi vënë në binarë të drejtë dhe të sigurt”.

Edhe Mustafa tha se lista e këshilltarëve të PDK-së është e pa konkurrencë.

Kurse Izmi Zeka bartës i listës së PDK-së tha se fitorja e PDK-së është alternativa e vetme për Gjilanin./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.