Mobi Casa

Thaçi, gjilanasve: Do t’i hapim mbi 200 mijë vende të reja të punës

/ 7 minuta lexim
Uji Dea

Gjatë vizitës, kryeministri Thaçi ka vizituar ambientet e qendrës dhe ka parë nga afër punën që zhvillohet për paketimin dhe klasifikimin e pemëve dhe perimeve. Duke folur para përfaqësuesve të bizneseve të komunës së Gjilanit, që merren me përpunimin e pemëve dhe perimeve, Kryeministri Thaçi theksoi:

“Për mua sot dhe për ministrat, Ministrin e Bujqësisë dhe atë të Financave është një kënaqësi e veçantë të jem në mesin tuaj.

“Ask Food” tanimë është një kompani e fuqishme e cila po luan një rol të rëndësishëm, për krijimin e vendeve të reja të punës jo vetëm në Gjilan, por në gjithë Anamoravën. Investimet për Anamoravë vetëm sa do të rriten. Ne vetëm për këtë qendër grumbullimi të pemëve dhe perimeve kemi investuar mbi 1 milion euro. Ky është një sukses i përbashkët i Qeverisë së Kosovës, përkatësisht i Ministrisë së Bujqësisë dhe biznesit privat, konkretisht familjes Namoni.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Blerand Stavileci dhe nga ministri i Ministrisë së Financave, Besim Beqaj, ka zhvilluar një vizitë sot në disa nga bizneset e komunës së Gjilanit.

Kryeministri Thaçi vizitën e filloi duke vizituar Qendrën për grumbullimin e pemëve dhe perimeve në fshatin Livoç, e cila u ndërtua me mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në mbështetje kjo prej 1 milionë eurosh dhe me investimet tjera të biznesit privat të kësaj ane, përkatësisht të kompansië “Ask Food”.

Gjatë vizitës, kryeministri Thaçi ka vizituar ambientet e qendrës dhe ka parë nga afër punën që zhvillohet për paketimin dhe klasifikimin e pemëve dhe perimeve.

Duke folur para përfaqësuesve të bizneseve të komunës së Gjilanit, që merren me përpunimin e pemëve dhe perimeve, Kryeministri Thaçi theksoi:

“Për mua sot dhe për ministrat, Ministrin e Bujqësisë dhe atë të Financave është një kënaqësi e veçantë të jem në mesin tuaj.

“Ask Food” tanimë është një kompani e fuqishme e cila po luan një rol të rëndësishëm, për krijimin e vendeve të reja të punës jo vetëm në Gjilan, por në gjithë Anamoravën. Investimet për Anamoravë vetëm sa do të rriten. Ne vetëm për këtë qendër grumbullimi të pemëve dhe perimeve kemi investuar mbi 1 milion euro.

Ky është një sukses i përbashkët i Qeverisë së Kosovës, përkatësisht i Ministrisë së Bujqësisë dhe biznesit privat, konkretisht familjes Namoni.

Unë kam besim të plotë se kjo kompani do të ketë suksese të mëtutjeshme. Dhe, nëse kompania “Ask Food” dhe zotëri Namoni ka arritur që të hapin 50 vende të reja të punës, përmes Misionit të Ri, që ne po e prezantojmë, përmes Fondit të Punësimit që do të kemi deri në 1.5 miliardë euro, shembujt si të kompanisë “Ask Food” do të kenë sukses të mëtutjeshëm, do të mund të jenë përfitues për t’i rritur kapacitetet e veta, për ta rritur numrin e punëtorëve. Nëse janë krijuar 50 vende të punës, tani është më lehtë për t’i bërë 100, edhe 200 vende pune.

Ju dhe gjithë njerëzit e ndërmarrjeve të vogla, të mesme dhe të mëdha, do ta keni përkrahjen e plotë për të rritur kapacitetet, për ta rritur prodhimin, për të krijuar numër më të madh të vendeve të reja të punës. Ne synojmë dhe do t’i realizojmë në qeverisjen e ardhshme mbi 200 mijë vende të reja të punës.

Ky është shembulli më i mirë, kur kemi një partneritet, kur kemi një investim të Qeverisë tek biznesi. Dhe, ju mund të imagjinoni tani kur ato 1.5 miliardë euro i investojmë te ndërmarrjet e vogla, të mesme dhe të mëdha, ai që i ka 100 punëtorë i bën 200-300, ai që i ka 50 punëtorë i bënë 100 menjëherë, ai që i ka 300 ose 500 i bën 600 ose 1000.

Fundamenti

Unë kam besim se ne do ta bëjmë një ‘boom’ ekonomik. Do të krijojmë shumë e shumë vende të punës, mbi 200 mijë vende të reja të punës. Ndërsa, siç e dini, vetëm për sektorin e bujqësisë ne kemi vendosur që për katër vitet e ardhshme t’i ndajmë 500 milionë euro, për të krijuar 50 mijë vende të reja të punës.

Ajo, që sot më së shumti më bëri përshtypje, më gëzoi dhe jam shumë i entuziazmuar, është numri i madh i femrave të punësuara këtu. Ne do ta kemi në fokus që edhe ato kompani që hapin vende të reja të punës, e sidomos për punësimin e femrave, sinqerisht ju them nga ana ime si kryeministër i Kosovës do të kenë mbështetjen. Sepse, unë kam planifikuar që në mandatin e ardhshëm t’i kem 50 për qind të femrave në Qeveri.

Faleminderit shumë!“ – tha kryeministri Thaçi pas vizitës në Qendrën për grumbullimin e pemëve dhe perimeve në fshatin Livoç të Gjilanit.

Në vazhdim të vizitës në Komunën e Gjilanit, Kryeministri Hashim Thaçi ka qëndruar edhe në Shtypshkronjën “Fleksigraf” dhe në fabrikën për prodhimin e pijeve “Fluidi”.

Pasi vizitës në fabrikën e pijeve “Fluidi” që prodhon mes tjerash edhe pijeve “RC Cola”, Kryeministri Thaçi u prononcua para mediave:

“Për mua është një kënaqësi e veçantë sot si Kryeministër i vendit të vizitoj një prej kompanive më të fuqishme këtu në Anamoravë “RC Cola”, por mund të them edhe në Kosovë, e me reflektim edhe në rajon.

Uroj zotëri Mustafën për suksesin e tij, për punën e tij, ka krijuar mbi 150 vende të reja të punës.

Kam besim të plotë se përmes Fondit të Punësimit deri në 1.5 miliardë, që do të shpërndahen në kompanitë private edhe RC Cola do të mund të jetë përfituese dhe jo vetëm 150 vende të punës, por ky njeri i vyeshëm, ky njeri i djersës, i ideve dhe kreativitetit që ka krijuar gjithë këto vende të punës, nga 150 mund të shkojë fare lehtë në 300, 450 dhe 500 vende të punës.

Kam besim të plotë se do të kemi sukses të përbashkët për zhvillimin ekonomik, për krijimin e vendeve të reja të punës dhe rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve të Kosovës.

Natyrisht gjithmonë me rroga të mira. U informova edhe për pagën minimale që është rreth 300 euro. Urimet më të mira!

Faleminderit shumë!“ – theksoi kryeministri Thaçi.

Ndërsa, pronari i kompanisë së prodhimit të pijeve “Fluidi”, pasi falënderoi Kryeministrin Thaçi për vizitën, u shpreh:

“Ishte një kënaqësi e kompanisë tonë që sot patëm për vizitë kryeministrin tonë z. Thaçi dhe njëherësh e përgëzoj për punën angazhimin që është duke e bërë në mbështetje të bizneseve dhe zhvillimit ekonomik të vendit, për hapjen e vendeve të reja të punës e sidomos për Fondin e Punësimit“ – theksoi drejtuesi i kompanisë “Fluidi”, pas takimit me Kryeministrin Hashim Thaçi.