Thaçi: Gjermania, garantuese e anëtarësimit të Kosovës në BE
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, cili po qëndron në Slloveni ku mori pjesë në Samitin Brdo-Brione, ka zhvilluar një takim bilateral me presidentin e Federatës Gjermane, Frank-Walter Steinmeier.
Presidenti Hashim Thaçi ka takuar Presidentin e Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier, me të cilin tha se u bisedua për anëtarësimin e Kosovës në Unionin Europian.
Thaçi thekson se vonesa e BE’së për të afruar Kosovën, është kërcënim për sigurinë.
“Gjermania mbështeti popullin e Kosovës në të gjitha periudhat. Sot, ajo është garantuese e anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian. Me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeier, biseduam se si ky proces mund të pëshpejtohet, meqë vonesa e BE-së për të afruar rajonin e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht Kosovën, është kërcënim për sigurinë. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook.


