ARKATANA

Thaçi fton qytetarët të votojnë: Ta përmbyllim edhe këtë test të demokracisë suksesshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i uroi qytetarët e vendit për këtë ditë, që sipas tij, është shumë e veçantë dhe e rëndësishme.

Thaçi ftoi qytetarët që të dalin dhe të votojnë në këtë proces të rëndësishëm zgjedhor për qeverisjen lokale.

Presidenti i vendit tha se beson që të gjithë mekanizmi politik, shoqëria civile, vëzhguesit, mediat do të jenë në krye të detyrës dhe përgjegjësive në mënyrë që edhe ky test i demokracisë të përmbyllet suksesshëm.

FIDANISHTJA

Duke i uruar qytetarët e vendit për këtë proces zgjedhor, presidenti Thaçi tha “Dëshiroj që t’i inkurajoj për një votim më masiv, një pjesëmarrje aktive dhe dinamike në këtë proces zgjedhor të rëndësishëm për qeverisjen e ardhshme lokale katër vjeçare”.

Ai më tej shprehu falënderimin e tij për KQZ-në, si dhe për gjithë mekanizmat institucional që kanë punuar me përkushtimin më të madh për organizimin e zgjedhjeve fer, të lira dhe demokratike.

“Është një fillim i mbarë i ditës sot. Shpresoj dhe besoj që gjithë mekanizmi politik, shoqëria civile, media, KQZ, gjithë vëzhguesit vendor dhe ndërkombëtarë do të jenë në krye të përgjegjësive të tyre që edhe ky proces i rëndësishëm, apo test i demokracisë për Kosovën të përmbyllet suksesshëm”, u shpreh presidenti Thaçi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.