ARKATANA

Thaçi: Formimi i FAK-ut, menjëherë pas konstituimit të Kuvendit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Kryeministri në largim, Hashim Thaçi ka takuar një delegacion të lartë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në një shkrim në Facebook, ai ka shkruar se Kosova tashmë ka shpallur formimin e Forcave të Armatosura dhe pret konstituimin e Kuvendit që të vazhdohet me hapat e mëtutjeshëm.

ARKATANA

“Pata një takim të frytshëm me një delegacion të lartë të Asamblesë Parlamentare të NATO’s. Kosova tashmë ka shpallur formimin e Forcave të Armatosura dhe presim konstituimin e Kuvendit që të vazhdojmë me hapat e mëtutjeshëm. Falënderova NATO AP për hapin historik të konfirmimit të Kosovës si anëtare vëzhguese e saj, hap ky që shënon edhe fillimin e një ndërveprimi zyrtar në mes Kosovës dhe organizatës Atlantike. Hapi i ardhshëm – Partneriteti për Paqe! HTH”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/