UBT

Thaçi foli: Zenun Pajaziti kryetar i PDK-së

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Pas disa konsultimeve që ka pasur Hashim Thaçi me kandidatët për kryetarë të PDK-së, Qemajl Mustafa, Izmi Zeka, Nijazi Idrizi dhe Zenun Pajaziti ky i fundit, pra Zenun Pajaziti është zgjedhur kryetar i degës së PDK-së në Gjilan.

I erdhi fundi maratonës së zgjedhjes së kryetarit të degës së PDK-së në Gjilan. Pas shumë shtyrjeve, zvarritjeve dhe shtyrjeve ndërmjet kandidatëve më në fund Hashim Thaçi foli dhe i bindi kryesinë e PDK që të votohet me koncenzus.

Koncenzui që kërkoj Thaçi doli që të jetë Zenun Pajaziti ashtu edhe siç pati raportuar rajonipress për herë të parë.

Uji Dea

Zenun Pajaziti mori besimin e Thaçit dhe të kryesisë së degës së PDK-së në Gjilan. Ende ka mbetur e paqartë se kush do të jetë kandidati për kryetar komune meqë kjo pikë akoma nuk është arritur të diskutohet.

Ndërkaq nga ky takim janë zgjedhur edhe nënkryetarët e PDK-së Qemajl Mustafa , Izmi Zeka, Nijazi Idrizi, Sabedin Kadriu e Shukrije Rapuca.

Sekretar organizativ Bujar Nevzadi dhe sekretar administrativ Shefik Surdulli kurse arkëtar Sahit Abazi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: