UBT

Thaçi flet pas takimit me Vuçiqin, tregon si do të vazhdohet dialogu

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me homologun serb, Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e Federica Mogherini. Thaçi pas takimit ka thënë se në këtë takim u bisedua për hapat e mëtutjeshëm për fillimin, siç ka thënë ai, të një faze të re për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Klan Kosova.

“Dëshiroj ta falënderoj Mogherinin për këtë mundësi të re për takimin me Vuçiq, për normalizim e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shtuar ai.

“Ka qenë një takim korrekt ku kemi diskutuar për hapat e mëtutjeshëm për fillimin e një faze të re për normalizim marrëdhëniesh. Edhe Kosova edhe Serbia kanë nevojë për marrëveshje që ju hap perspektivë të dy vendeve”, ka pohuar presidenti Thaçi.

United Hospital

Ai ka thënë se të dy vendet si të pavarura dhe sovrane kanë nevojë për komunikim dhe marrëveshje përmbyllëse.

“Kjo fazë e re është e nevojshme që të fillojë sa më shpejtë që të jetë mundur. Edhe në këtë fazë kemi besim në rolin udhëheqës të Mogherinit me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së”.

“Do të diskutojmë për çështjet e hapura dhe të arrijmë pajtimin dhe normalizimin e marrëdhënieve tona”, ka shtuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.