UBT

Thaçi: Flamuri kuq e zi burim i pashtershëm frymëzimi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 28 Nëntorit, thotë se flamuri kuqezi ka qenë gjithmonë në zemrat tona si burim i pashtershëm frymëzimi.

“Më bën të lumtur dhe krenar kur sot e shoh që valëvitet i lirë dhe në më shumë toka se kurdo herë më pare”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Ai ka theksuar se krenaria është më e madhe se dhimbja për heronjtë tanë, për dëshmorët e martirët.

ARKATANA

“Për Skënderbeun, për Ismail Qemalin e Isa Boletinin, për Bajram Currin e Themistokli Gërmenjin, për Hasan Prishtinën e Marigo Posio, për Shaban Polluzhën e Adem Jasharin, për UÇK-në dhe çdo ushtar të saj, për ata që dhanë jetën për liri dhe ata që e gëzojnë së bashku me ne këtë liri”, ka shkruar tutje Thaçi.

Ai thotë se ata janë frymëzimi ynë për të punuar çdo ditë që të ndërtojmë shtete të fuqishme, që brezat që do të vijnë të jetojnë në liri e barazi, dinjitet e prosperitet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.