UBT

Thaçi: Fitorja e Skënderbeut na ka mbushur vetëbesim për liri e pavarësi

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka kujtuar në përvjetorin e 547 të vdekjes së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skenderbeu.

“Sot mbushen 547 vite prej ndarjes nga jeta e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut por respekti dhe mirënjohja për veprën e tij mbetet gjithmonë gjallë në memorien dhe ndërgjegjen tonë kolektive. Jeta e tij është skalitur me shkronja të pashlyeshme në historinë e popullit tonë”, ka shkruar Thaçi në facebook.

RCCOLA

“Triumfi i ushtrisë së tij të vogël arbërore na ka mbushur plot me kurajo e vetëbesim para çdo beteje të vështirë në luftën tonë për liri e pavarësi”, ka shtuar më tej ai, teksa ka postuar një fotografi gjatë akordimit të urdhrit të lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” prej Presidentit të Shqipërisë Bamir Topi, në vitin 2008.