UBT

Thaçi: Fitorja e PDK-së rritë pagat e intelektualëve

/ 5 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Sa më e fuqishme që të jetë fitorja e PDK-së aq më e madhe do të jetë rritja e pagave u ka thënë intelektualëve gjilanas Hashim Thaçi, kryetar i PDK-së.

Kryeministri Thaçi së bashku me bashkëpunëtorët e tij zëvendëskryeministrin Hajredin Kuqi dhe kandidatin për kryetar për Komunën e Gjilanit Qemajl Mustafa, deputetët dhe të tjerët nga niveli lokal dhe ai qendror, kanë takuar intelektualët nga sferat e ndryshme të angazhimit nëpër institucione të arsimit në sallën e Teatrit të Qytetit të Gjilanit. Salla e teatrit shumë e vogël për t’i zënë të gjithë intelektualët.

Duke iu falënderuar dhe përgëzuar për suksesin e arritur këto 6 vite, Mustafa edhe njëherë iu rikujtoi të pranishmëve punën e palodhshme që u bë në Gjilan me menaxhimin e Komunës duke përfshirë krijimin e hapësirës së lirë, siguri në administrate, më shumë se 7500 vende të punës vetëm tri vite e gjysmë të fundit, shumë hapësira të reja shkollore, investime në shëndetësi, bujqësi, planifikim hapësinor etj.

Mustafa mes tjerash theksoi se me hapjen e Universitetit të Gjilanit, të gjithë studentët dhe familjet e tyre, e gjithashtu edhe qyteti i Gjilanit u subvencionua duke kursyer dhe duke i bërë investimet në Gjilan.

Ai kërkoi votën e qytetarëve duke premtuar se në mandatin e ardhshëm do ta ri-konstruojmë qytetin e Gjilanit, duke ndryshuar gjithë infrastrukturën brenda qytetit, duke ndryshuar hyrjet e qytetit dhe duke e bërë Gjilanin vërtetë qytet evropian.

Ndërsa zv. Kryeministri Hajredin Kuqi, duke kërkuar besimin e qytetarëve për kryetarin Qemajl Mustafa, tha se për të qenë kryetar i denjë duhet të kesh tri virtyte, duhet ta duash vendin, duhet t’i duash qytetarët dhe duhet të jesh i ditur në shumë fusha. Kryetari Qemajl Mustafa i ka këto të tria. E që Qemajl Mustafa është kryetar i mirë këtë e ka dëshmuar tash e sa vite.

Kuqi gjithashtu tha se Qemajl Mustafa është njeriu që bënë presion pozitiv në qeveri më shumë se asnjë kryetar tjetër në nivel të Kosovës, dhe po ta pyesim atë do ta sillte gjysmën e buxhetit të Kosovës në Gjilan. Por ne këtë mandat do ta kemi prioritet të veçantë Gjilanin. Ngase të gjithë e dimë cilat janë mundësitë e Kosovës me një buxhet prej 1.5 miliard euro.

Mobi Casa

E nga ana tjetër Kryeministri Hashim Thaçi i cili u prit në mënyrë të mrekullueshme nga të pranishmit, tha se vota për PDK-në është votë për zhvillim, punësim, rritje të mirëqenies sociale, është votë për Gjilanin Evropian dhe Kosovën Evropiane. Mustafa është njeriu i duhur dhe i dëshmuar dhe do të jetë edhe për katër vjet të ardhshme në krye të Gjilanit.

Thaçi ka kërkuar mobilizim nga intelektualët gjilanas për ta mbështetur kryetarin Mustafa sepse siç ka thënë ai Mustafa e ka mbështetjen më të madhe të mundshme që i ofron qeveria e Kosovës në këtë mandate katër vjeçar. Qeverisja e kryetarit Mustafa ka ndryshuar Gjilanin për së miri, me atë qeverisjen që ishte para vitit 2007.

Ai ka thënë se Mustafa ka një favor të madh edhe sa i përket mbështetjes në nivelin qendror, sepse të gjithë miqtë e tij në nivelin qeveritar janë pranë tij. Ne ditë më parë jemi takuar me qytetarë dorë më dorë, me sportistët, me artistët, mjekët, veteranët e luftës dhe familjet e dëshmorëve, invalidët, gratë, rininë, bizneset etj, dhe të gjithë janë në mbështetje të kryetarit Mustafa dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Thaçi edhe sa i përket pagave ka thënë se ato do të rriten dinjitetshëm aq sa ju e meritoni. Do t’i keni pagat aq sa ju nuk do ta paramendoni fare sot. Premtimet që ne i japim edhe i mbajmë sepse jemi dëshmuar tashmë. Të tjerët as që kanë guximin të premtojnë sepse ata vetëm e duan të jenë në krye të qeverisjes, por asgjë më shumë, ndaj ju mbështetni partinë e cila është e vendosur në realizimin e premtimeve të saja. Premtime që janë vendime të prekshme tashmë.

Kemi bërë Universitetin Publik të Gjilanit dhe shumë lehtë e kemi të bëjmë edhe objektin për këtë Universitet që do të jetë më moderni në Republikën e Kosovës. “shumë më lehtë është të ndërtosh objekt të një universiteti se sa ta themelosh një universitet”. Jemi të vendosur që në vitin 2014 të nisim me rregullimin e autostradës Prishtinë – Shkup, dhe asaj Ferizaj – Gjilan – Bujanoc. Ju garantoj që kam ndikimin për të hapur Universitetin edhe në Preshevë dhe ajo do të ndodh me bindje të plotë.

Ndryshe është realizuar edhe një bashkëbisedim mes kryeministrit Thaçi, zv. Kryeministrit Kuqi dhe kryetarit Mustafa me intelektualët nga Gjilani, të cilët assesi nuk arrinte t’i zë salla e Teatrit të Qytetit, edhe përkundër hapësirës që ajo ka thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Gjilan./rajonipress/