Thaçi: Fitorja e PDK-së në Gjilan është e sigurt

Gjilan – (E plotësuar) – Hashim Thaçi pasi ka shëtitur cep më cep nëpër lagjet e Gjilanit është prononcuar edhe për medie. Thaçi tha se duke parë disponimin e qytetareve gjilanas dhe duke parë punën e mirë që ka bërë Qemajl Mustafa dhe PDK-ja në Gjilan nuk kam asnjë dilemë se fitorja e PDK-së në Gjilan është e sigurt.
Thaçi tha se i është falënderues të gjitha kategorive në Gjilan duke filluar nga studentët, mësuesit, njerëzit tjerë që punojnë në institucione e kompani publike për mbështetjen e madhe që po i japin kandidatit të PDK-së.
Thaçi tha se po vije në Gjilan për t`i dhënë mbështetje Qemajl Mustafës dhe punës së tij të mirë që ka bërë për këto vite. “Unë isha vet dëshmitarë dhe takova të gjitha kategoritë e qytetarëve në Gjilan. Nga këta qytetarë edhe njëher mora përkrahjen dhe mbështetjen e madhe që po i bëhet Qemajl Mustafës. Duke parë këtë disponim të mirë dhe këto opinione shumë pozitive për Qemajl Mustafën jam i sigurt se fitorja e PDK-së as që vihet në dilemë. Ne thjeshtë do të fitojmë pa balotazh” tha Thaçi.
Edhe Qemajl Mustafa tha se në Gjilan PDK-ja dhe ai si kandidatë po gjen përkrahje të pa rezervë.”Kemi bërë punë të mira dhe kemi ndërtuar kapacitete e infrastrukturë të mirë për të gjithë qytetin e Gjilanit. Të gjitha këto punë të shumta dhe të mira janë bërë falë përkushtimit dhe mbështetjes së Hashim Thaçit dhe Qeverisë së Kosovës. Jemi të sigurt në fitoren e PDK-së “ tha Mustafa./rajonipress/
———————————————————-
Gjilan – Hashim Thaçi po i bënë realitet paralajmërimet se do të vijë shpesh për ta vizituar Gjilanin. Ndonëse PDK të shtunën e ka të paralajmëruar tubimin kryesor, Thaçi “befas” është dukur të premten ku ka ecur në këmbë gjatë gjithë qendrës së qytetit dhe ka marrë opinionet e gjilanasve për kandidatin e saj Qemajl Mustafa. Qytetarët në përgjithësi kanë dhënë komente pozitive për Qemajl Mustafën.
Hashim Thaçi i shoqëruar edhe nga deputet të rajonit të Gjilanit nga radhët e PDK-së dhe i shoqëruar edhe nga Qemajl Mustafa dhe kandidatët për këshilltarë komunal ka nisur një rrugëtim nga qendra e qytetit ku fillimisht ka takuar një grup të motoristëve që enkas kishin ardhë nga Zvicra.
Thaçi më pas ka ecur nëpër tërë qendrën e qytetit ku ka takuar qytetarë të moshave nga më të ndryshmet.
Nga këto biseda Thaçi kryesisht i ka pyetur gjilanasit rreth punës së Qemajl Mustafës dhe opinioneve të tyre për kandidatin e PDK-së.
Nga kontaktet e shumta që pati Thaçi me këta qytetarë kryesisht ka marrë komente pozitive dhe mbështetje për kandidatin e PDK-së Qemajl Mustafa./rajonipress/