FIDANISHTJA

Thaçi: Fati i të pagjeturve nuk duhet të politizohet

/ 3 minuta lexim
United Hospital

Politika vendore dhe ndërkombëtare nuk duhet të politizojë me fatin e të pagjeturve, ka thënë presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, në konferencën e organizuar nga Qendra Burimore për Personat e Zhdukur.

Në ketë konferencë u tha se të gjitha shtetet e dala nga ish-Jugosllavia kanë probleme me çështjen e të zhdukurve.

Në konferencën që është duke u mbajtur në një nga hotelet në kryeqytet është, thënë se në këtë drejtim nuk është bërë mjaftueshëm nga shtetet përkatëse.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se është e dhimbshme që gjatë tërë këtyre viteve nuk është zbardhur fati i viktimave, raporton Ekonomia Online.

“Politika vendore dhe ndërkombëtare nuk duhet të politizojë me fatin e të pagjeturve. Në dialogun me Serbinë kam kërkuar që çështja e të pagjeturve të kryhet me urgjencë”, ka thënë Thaçi, duke shtuar se si president do të angazhohet që ky proces të përfundojë sa më shpejtë.

Mobi Casa

“Bashkëpunimi që keni mes vete, kalimi i ndasive etnike janë shembull për të gjithë ne. Jam i bindur se Komisioni për të vërtetën dhe pajtimin do të ndihmojë që familjarët të dinë se çfarë ka ndodhur me viktimat që sot i quajmë të pagjetur”, është shprehur presidenti i Kosovës.

Ai ka thënë se viktimat dhe tërë shoqëria kanë nevojë që të përmbushet e drejta për drejtësi, prandaj kam kërkuar nga organet e drejtësisë që kanë marrë përgjegjësi për krimet e luftës që të ndjekin këto krime të cilat kanë ndodhur gjate luftës dhe pas.

“Është e kuptueshme dhimbja e familjeve që nuk dinë për të dashurit e tyre tash e dy dekada. Këta e kanë mbyllur dhimbjen dhe është e kuptueshme që nuk kanë forcë që të hapin përsëri, por këtë dhimbje e ndajmë të gjithë, e ndajmë përkushtimin për identifikimin dhe mbetjet e gjetura”, tha presidenti.

Institucionet e Kosovës, është shprehur Hashim Thaçi, përkrahin çdo iniciativë dhe do të ndihmojnë që të mbyllet çdo rast, përkrahin çdo iniciativë tuajën si nivel shtetëror, po ashtu edhe internacional.

Thaçi ka thënë se bashkëpunimi i familjeve serbë e shqiptare të të pagjeturve është shembull për dyja shtetet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.