Thaçi “falimenton” shtetin

Rreth 240 mijë përfitues nga vendimi qeveritar për rritjen e pagave presin që nga 1 prilli të marrin pagat e tyre me rritjet. Edhe pse janë vetëm dhjetë ditë në pyetje, Qeveria e Kosovës nuk e di sa është shifra e saktë e mjeteve që do t’i kushtojë buxhetit të shtetit, premtimi i kreut të saj.
Ministria e Financave ka bërë të ditur se ende nuk e ka definitive listën e përfituesve, ndonëse ka disa ditë që këtë vendim e ka bërë publik kryeministri Hashim Thaçi…(Zëri)