Thaçi falënderon qytetarët

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës për urimet që ua kanë bërë gjatë 24 orëve të fundit.
“Kam pasur nderin të shoqërohem me juve në Facebook tash e dy vjet. Ju falënderoj shumë juve 300,000 qytetarëve që më përcjellni në këtë faqe si dhe për dhjetëra mijëra urime që më dërguat në 24 orët e fundit në rrjete sociale”, ka shkruar Thaçi. /Zëri/