Thaçi falënderon presidentin francez, që e nderoi Kadarenë: Merci, Monsieur le Président

/ 1 minutë lexim

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, e ka falënderuar presidentin francez, Francois Hollande, për çmimin që ia ndau sot shkrimtarit shqiptar Ismail Kadare, “Komandant i Legjionit të Nderit”. Më poshtë mund të lexoni postimin në profilin e tij në Facebook

“Me krijimtarinë e tij, Ismail Kadare, si pakkush, promovoi kulturën, traditën dhe vlerat e popullit shqiptar, duke u shndërruar në prijës të orientimit properëndimor.

Një pjesë e botës i njohin shqiptarët përmes rrëfimeve gjeniale të Kadaresë.

Fundamenti

Prandaj, ndarja e urdhrit “Komandant i Legjionit të Nderit” nga presidenti francez, François Hollande, është një mirënjohje, jo vetëm për të si krijues, por edhe për mbarë popullin shqiptar.

Merci, Monsieur le Président” (sic.), ka shkruar ai.