HW

Thaçi: Evitova luftën civile në Mitrovicë në vitin 1999

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini, ka bërë një përshkrim të paraqitjes së tij para masës së revoltuar të njerëzve në urën e Ibrit në Mitrovicë në vitin 1999.

Thaçi thotë se në ato ditë të para pas çlirimit ishte fat i keq që disa ndërkombëtar u ndalën në Urën e Ibrit dhe në një far forme bënë ndarjen fizike të njerëzve.

Ish-drejtuesi politik i UÇK-së ka thënë se kishte shkuar në Mitrovicë me Kadri Veselin dhe Rrahmen Ramën që ishin figura të respektuara nga Mitrovica dhe Vushtrria për të ulur gjakrat.

“Synimi ynë ishte të evitohen konfliktet ndëretnike dhe të kthehen njerëzit në pronat e veta dhe t’i jepej hapësirë procesit të paqes”, th ai, përcjell Telegrafi.

HW

Ai, thotë se ndihet mirë që me një fjalim emocionues ka evituar një konflikt të armatosur mes palëve e që do të çonte një luftë civile.

“Të dy palët ishin të armatosura. Definitivisht ka qenë punë sekondash shpërthimi i konfliktit. Unë bashkë me zotin Veseli, Rama e Demelio ishim mes zjarri. Por falënderoj qytetarët që kanë besuar në angazhimin tonë”.

Thaçi thotë se më vonë u krijuan rrethana të reja dhe fajin për ndarjen e Mitrovicës thotë se e ka bashkësia ndërkombëtare./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.