HW

Thaçi: Është koha që FSK të pajiset me armatim modern

/ 2 minuta lexim
HW

Presidenti Hashim Thaçi ka parakaluar si komandant suprem i Forcave të Sigurisë së Kosovës. Ai më pas ka mbajtur fjalim para ushtarëve. Presidenti i vendit thotë se tash FSK’ja është në etapën e rritjes e konsolidimit dhe se do të pajiset me armatim modern.

Në 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, Thaci u ka folur ushtarëve për prioritetet e shtetit.

“Për të ardhur deri në këtë ditë, që Kosova tqë ketë ushtrinë e vet, është dashur shumë mund, vullnet, unitet i brendshëm dhe partneritet me ndërkombëtarët, para së gjithash dhe mbi të gjitha me SHBA’në”, ka thënë Thaci, transmeton Gazeta Express.

Presidenti thotë se ushtria e Kosovës ka pëbërje etnike e gjinore, ashtu sic e kërkon Kushtetuta.

“Përbërja e saj etnike dhe gjinore tregon zbatimin e standardeve kushtetuese dhe ligjore”.

Thacit thotë se pas nisjes së transformimit të FSK’së përmes ndryshimeve ligjore një vit më parë, ushtria tash do të forcohet.

Mobi Casa

“Tashmë në etapën e dytë, ushtria e Kosovës synon objektiva të reja drejt konsolidimit dhe forcimit të mëtutjeshme. Kuadro drejtuese, rritjen e Rekrutëve të rinjë, trajnimi dhe forcimi logjistik pajisje më moderne të mundshme”, është shprehur Thaci.

Ai tutje ka thënë se Kosova do të kujdeset për stabilitetin rajonal, e se në të ardhmen e afërt do të jetë pjesë e Aleancës Veriatlantike.

“Kosova do të jetë prodhues i paqes, faktor i stabilitetit të rajon, bashkëpunëtor i NATO’s dhe në të ardhmen e afërt do të bëhemi pjesë e NATO’s”, ka thënë ai.

Thaci thotë se bartja e uniformës është privilegj, e ushtarëve u ka treguar edhe njëherë se cfarë ndjesie ka pasur nën uniformën e UCK’së.

“Më shumë se 20-vjet më parë edhe unë isha në uniformë. Bartja e saj ka qenë nderi im më i madh në jetën time. Unë çdo ditë jam krenar me ju, ndonëse misioni juaj është tjetër, por kurrë mos harroni se ju jeni pasardhësit e Hasan Prishtinës, Isa Boletinit, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Luan Haradinajt. Ju jeni nderi dhe krenaria jonë e përbashkët”, ka thënë Thaci. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.