Eko Higjiena

Thaçi: Është koha që edhe Kosova të jetë në NATO

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, i kryesuar nga Paolo Alli, president i Asamblesë.

Presidenti Thaçi ka shprehur falënderimin e tij për vizitën, bashkëpunimin dhe përkrahjen që i ka dhënë Kosovës Asambleja Parlamentare e NATO-s.

“Kosova është faktor stabiliteti në rajon, e përkushtuar për dialog me Serbinë që do të sjell paqe të qëndrueshme në tërë rajonin”, ka shtuar ai.

Kosova, sipas presidentit e mirëpret rikthimin e vëmendjes së BE-së në rajonin e Evropës Juglindore, me strategjinë dhe Samitin e Sofjes.

Mobi Casa

“Rezultate konkrete të menjëhershme janë zgjidhja e kontestit të emrit në mes Greqisë e Maqedonisë si dhe fillimi i fazës përfundimtare të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë ai.

Duke folur për kërcënimin global nga terrorizmi, presidenti Thaçi ka theksuar se Kosova është liderë në rajon në luftimin e ekstremizmit e radikalizmit.

Nga tjetër, Paolo Alli, president i Asamblesë Parlamentare të NATO-s është shprehur i kënaqur me bashkëpunimin me Kuvendin e Kosovës.

Në fund, presidenti Thaçi ka thënë se NATO është në Kosovë, por tani është koha që edhe Kosova të jetë në NATO. Sipas tij, FSK-ja është e gatshme për transformim në një forcë profesionale. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.