UBT

Thaçi: Epopeja e UÇK-së, pika kulmore historike e kombit tonë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Presidenti i ri i vendit, Hashim Thaçi, në përvjetorin e Epopesë së UÇK-së ka shkruar në Facebook ku ka theksuar se Epopeja e UÇK-së është pika kulmore historike e kombit tonë.

“Epopeja e UÇK-së është pika kulmore historike e kombit tonë. Sakrifica legjendare e komandantit, Adem Jashari dhe familjes së tij janë sublimim i synimeve shekullore për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Uji Dea

Sot këtë ngjarje e kujtoj me këtë foto të bërë para 23 vjetëve në një nga qendrat e Gardës Kombëtare në Tiranë, në mars 1993”, ka shkruar Thaçi në Facebook.