UBT

Thaçi – Engel: I bëjmë thirrje Francës që urgjentisht ta procesojë rastin dhe ta kthejë Haradinajn në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Presidenti Thaçi ka takuar kongresmenin amerikan, Eliot Engel.

Bashkë kanë lëshuar edhe një deklaratë të përbashkët:

Sapo takova mikun e madh të Kosovës dhe një nga kongresmenët kryesorë amerikanë, Eliot Engel.

E lëshuam këtë deklaratë të përbashkët.

GRANDEMALL

Ne besojmë se abuzimi nga ana e Serbisë me sistemin e “Njoftimit të Kuq” të Interpolit që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt është skandaloz. Ne i bëjmë thirrje Francës që urgjentisht ta procesojë rastin dhe ta kthejë atë në vendin e tij në Kosovë sa më parë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të mbajnë Serbinë përgjegjëse për shpërdorim të Interpolit nga ana e saj. Procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE duhet të ndalet deri në momentin kur Serbia vazhdon me obligimin e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë me dije Beogradit se marrëdhëniet dypalëshe do të dëmtohen nëse Serbia nuk i kthehet rrugës konstruktive. HTH

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.