UBT

Thaçi: Edhe ky vit shkollor do të shënohet me dije e të arritura

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, uron nxënësit dhe mësimdhënësit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2014/2015. “Nesër, kudo në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor dhe ju do të ballafaqoheni me punë, disiplinë dhe përkushtim për rezultate sa më të mira.

Qeveria e Republikës së Kosovës është përpjekur vazhdimisht që të përmirësojë kushtet materiale dhe financiare për t’u zhvilluar sa më normalisht procesi mësimor.

Mobi Casa

Duke besuar në traditën e mirë të mësimdhënësve tanë në moralin dhe misionin e tyre, shprehim besimin e plotë se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shoqëri e dijes dhe aftësimit të brezit të ri për të qenë konkurrentë në tregun e dijes dhe përgatitjes profesionale.

Urime fillimi vitit të ri shkollor”, thuhet në një kumtesë të Zyrës së Kryeministrit. /Telegrafi/