UBT

Thaçi e zgjati bllokadën e Kushtetueses për një muaj

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjykata Kushtetuese nga 16 qershori është bllokuar për shkak të mungesës së kuorumit për vendimmarrje. Megjithatë, edhe pse Kuvendi më 6 korrik e ka përfunduar zgjedhjen e pesë gjyqtarëve të rinj, presidenti Hashim Thaçi ende nuk i ka dekretuar ata duke bërë që Kushtetuesja të mbetet edhe më tej e bllokuar, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Nga 16 qershori i këtij viti Gjykata Kushtetuese është bllokuar për shkak të mungesës së kuorumit. Megjithatë, më 6 korrik kanë përfunduar procedurat për zgjedhjen e pesë anëtarëve të rinj të Kushtetueses nga ana e Kuvendit të Kosovës, të cilët presidenti i vendit Hashim Thaçi ende nuk i ka dekretuar për ta mundësuar kështu zhbllokimin e punës së gardianes së Kushtetutës.

Mobi Casa

Më 18 maj Kuvendi i Kosovë ka zgjedhur për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese Radomir Laban nga komuniteti serb dhe Bajram Ljatifin nga komunitetet joshumicë. Ndërsa më 6 korrik janë zgjedhur edhe tre gjyqtarë tjerë: Safet Hoxha, Nexhmi Rexhepi dhe Remzie Istrefi-Peçi. Por pavarësisht kësaj presidenti Hashim Thaçi nuk i ka dekretuar ata duke bërë që Gjykata të mbetet jofunksionale pasi aktualisht ka vetëm katër gjyqtarë, ndërsa për të pasur kuorum për vendimmarrje nevojiten së paku shtatë anëtarë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.