HW

Thaçi e Vuçiqi në Bratislavë me qëndrime të kundërta

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe homologu i tij nga Serbia Aleksandar Vuçiq “janë përplasur” të premten në një forum të mbajtur në Bratislavë të Sllovakisë. Dy presidentët u shfaqën me qëndrime diametralikisht të kundërta lidhur me rrugën drejt vazhdimit të dialogut Kosovë – Serbi, shkruan gazeta “Zëri”.

Forma e vazhdimit të dialogut Kosovë – Serbi u bë mollë sherri mes presidentit Hashim Thaçi dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, të cilët janë takuar sy më sy të premten në një forum ndërkombëtar në Bratislavë të Sllovakisë, ku u shfaqën me qëndrime tejet të kundërta. Teksa presidenti i Kosovës Thaçi akuzoi presidentin serb Vuçiq për kushtëzim, përkatësisht pengim të vazhdimit të dialogut me Kosovën, ishte Aleksandar Vuçiq ai i cili deklaroi se pa u hequr taksa nuk do të ketë vazhdim të dialogut. Madje presidenti serb tha se nëse Kosova e heq taksën ndaj produkteve serbe, atëherë Serbia menjëherë do të rikthehet në dialog. Përplasje mes dy presidentëve pati edhe lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, të cilin e kërkoi presidenti serb Vuçiq. Mirëpo edhe për këtë presidenti i Kosovës Thaçi theksoi se Asociacioni do të bëhet në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

ARKATANA

Njohësit e çështjeve politike në vend shprehen të bindur se dialogu Kosovë – Serbi nuk të vazhdojë së shpejti, për shkak se Serbia nuk është e interesuar për arritjen e një marrëveshjeje me Kosovën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.