UBT

Thaçi e vazhdon dialogun pa konsensus

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidenti Hashim Thaçi pritet ta vazhdojë fazën finale të dialogut me Serbinë pa arritjen e konsensusit ndërmjet subjekteve politike në vend. Partitë opozitare, por edhe Nisma Socialdemokrate (pjesë e koalicionit qeverisës), vazhdojnë ta kundërshtojnë Thaçin si kryenegociator, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndonëse para dy ditësh (të dielën) ka nisur zyrtarisht faza finale e dialogut mes Kosovës e Serbisë, spektri politik në Kosovë po vazhdon të jetë i përçarë dhe të mos bjerë në ujdi sa i përket etapës përmbyllëse të këtij procesi.

Përfaqësuesit e partive opozitare vazhdojnë të mos e mbështesin presidentin Hashim Thaçi për kryenegociator, ani pse takimin e parë të këtij niveli në Bruksel e ka zhvilluar pikërisht kreu i shtetit, Hashim Thaçi, bashkë me homologun e tij serb, Aleksandër Vuçiq, shkruan më tutje “Zëri”.

Fundamenti

Në anën tjetër, vetë presidenti Thaçi sa ishte në Bruksel u shpreh optimist se mund të arrihet një konsensus i gjerë nacional në hapat e mëtejshëm të këtij procesi.

Pavarësisht kësaj, njohësit e çështjeve politike vlerësojnë se konsensusi mes subjekteve politike në drejtim të dialogut është thuajse i pamundur për t’u arritur.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.