UBT

Thaçi e quan Krasniqin “Jakupovci” e Lushtaku “qen”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Për kryeministrin Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi quhet “Jakupovski”. Për Sami Lushtakun është qen, e për Vlora Çitakun paraqet problem të madh.

Këso cilësimesh i kanë bërë zyrtarët më të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës, sekretarit të partisë së tyre, Jakup Krasniqi.

Pesë audio incizime të dërguara në adresë të medieve dhe të postuara edhe në faqen e internetit “Youtube.com” shpalosin “stilin” e komunikimit në telefon të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Vlora Çitakut e Sami Lushtakut, shkruan sot “Koha Ditore”.

Të gjitha këto telefonata i ka përgjuar Policia. Shefi i Grupit Parlamentarë të Kosovës, Adem Grabovci është më i përgjuari, i cili del të jetë fajtor koordinues i proceseve në Kosovë dhe koordinues kundër kryetarit të Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi, dhe nënkryetarit të PDK-së, Fatmir Limaj.

Ndonëse Limaj nuk përmendët në emër ai është subjekt i bisedave telefonike. Gjatë bisedës në mes të Hashim Thaçit dhe Adem Grabovcit, Thaçi e quan Limajn dhe njerëzit e tij banditë, ndërsa Jakup Krasniqin, Jakupovski.

Fundamenti

Ndonëse Thaçi ka shprehur gatishmërinë për të shkuar edhe në Beograd, heziton të shkoj në Malishevë nga frika se mos po “ia gjigavin”. Këtë mosgatishmëri e shpreh pikërisht në 12 vjetorin e themelimit të Degës së PDK-së në këtë komunë. Ai shpreh drojën se mos po reagojnë ata që i quan zagarë.

E ish-shefi i SHIK-ut, Kadri Veseli, i cili së voni u inkuadrua zyrtarisht në PDK, del të jetë faktor i rëndësishëm. Atij i raporton Adem Grabovci për vizitën në Bruksel, procesin e liberalizimit të vizave.

Sami Lushtaku ndërkaq nuk i kursen të sharat për Jakup Krasniqin. Posa i thotë “alo” Adem Grabovci, ai i shanë nënën, ndërsa e pyet Grabovcin se pse nuk po e shkarkojnë Jakup Krasniqin, të cilit po ashtu ja shanë nënën. Madje shprehet se nuk do të kursente edhe sikur të ishte i biri i heroit Adem Jashari.

Ministrja e Integrimeve, e cila vazhdimisht ka kërkuar zvogëlim të administratës, shpreh gatishmërinë që të pranojë me konkurs një person sipas kërkesës së Adem Grabovcit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.