FITORJA

Thaçi e pranon: Mos liberalizimi i vizave, përgjegjësi edhe e institucioneve të Kosovës

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook u ka bërë thirrje institucioneve tona përgjegjëse që pa humbur kohë të ndërmarrin veprimet dhe vendimet e domosdoshme për të përmbushur kriterin e fundit të mbetur për liberalizimin e vizave, duke aluduar në marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.

Sipas tij, përcjell Telegrafi, përderisa shtetet fqinjë, shumë vite më parë kanë thyer izolimin dhe qytetarët e tyre lëvizin pa viza në zonën Schengen, kanë mbetur vetëm kosovarët që të dëshpëruar ende presin t’i japin fund izolimit.

Në këtë drejtim, Thaçi ka shtuar se përgjegjësia për këtë realitet të hidhur nuk është vetëm tek institucionet e BE-së, por në shkallë të konsiderueshme edhe tek institucionet e Kosovës.

Ky është postimi i plotë i presidentit Thaçi në Facebook:

Kosova, si shteti më proevropian në Ballkanin Perëndimor, vazhdon të mbetet shteti më i izoluar në Evropë.

UBT

Përderisa shtetet fqinjë, shumë vite më parë kanë thyer izolimin dhe qytetarët e tyre lëvizin pa viza në zonën Schengen, kanë mbetur vetëm kosovarët që të dëshpëruar ende presin t’i japin fund izolimit.

Përgjegjësia për këtë realitet të hidhur nuk është vetëm tek institucionet e BE-së, por në shkallë të konsiderueshme edhe tek institucionet e Kosovës.

Ne nuk guxojmë të lejojmë që kjo situatë turpëruese të vazhdojë në pafundësi.

Prandaj, në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, ftoj institucionet tona përgjegjëse që pa humbur kohë të ndërmarrin veprimet dhe vendimet e domosdoshme për të përmbushur kriterin e fundit të mbetur për liberalizimin e vizave.

Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës duhet të koordinohen dhe me prioritet ta përmbushin këtë kriter për liberalizimin e vizave në ditët në vijim, në të kundërtën qytetarët kanë plotësisht të drejtë të jenë të zhgënjyer dhe dëshpëruar. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.