Fundamenti

Thaçi e përsëritë idenë e korrigjimit të kufijve në takim me përfaqësuesit nga Lugina e Preshevës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përderisa ka pritur në takim Shoqatën e Gazetarëve dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës, ka përsëritur edhe njëherë idenë për korrigjimin e kufijve me Serbinë, me ç’rast ka thënë se shumica e qytetarëve të Luginës e përkrahin këtë ide të tij raporton “Zeri.info”.

”Unë e mbështes fuqishëm këtë vullnet të qytetarëve në Preshevë dhe Bujanovc, si president i vendit, ndihem mirë që një pjesë e qytetarëve në Bujanoc e mbështesin këtë ide në kuadër të korrigjimit të kufijve apo demarkimit të kufirit me Serbinë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi mundësisht kjo një marrëveshje e arritshme në një proces paqësor e njëkohësisht obligative në rrafshin ndërkombëtarë, që do të përmbyllej vetëm me njohjen reciproke Kosovë- Serbi dhe do i hapte rrugë Kosovës për njohje edhe nga 5 vendet e Bashkimit Evropian”, tha i pari i presidencës.

Eco Higjiena

Ndërkohë ai po ashtu tha se në takim më përfaqësuesit e shoqërisë civile të Luginës së Preshevës biseduan edhe për zhvillime politike në vend dhe në Luginë.

”Sot ishte kënaqësie e veçante që të takoj përfaqësuesit e shoqërisë civile nga Lugina e Preshevës. Diskutuam gjerë e gjatë për zhvillimet politike në Kosovë dhe Preshevë, po ashtu edhe për zhvillimet rajonale. Biseduam edhe për mundësitë e ecjes përpara më të shpejtë dhe më të mirë”, theksoi ai duke shtuar se ishte një diskutim i frytshëm./ZERI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.