Thaçi e Pacolli akuzohen si marioneta të Serbisë në krye të Kosovës

Sipas politologes Liridona Bislimi, presidenti i ‘Pronto’-s duket në krizë të rëndë, jo vetëm politike, prandaj po e fut edhe shtetin në krizë të thellë, me rrezik shkatërrimi. “Ai tashmë nuk është vetëm i papërgjegjshëm, por ka kohë që është bërë edhe rrezik kryesor për Kosovën dhe për sigurinë e saj. Ai po i shkakton dhimbje vendit të vet, të cilit do të duhej t’i dilte për zot e ky ka vendosur t’ua marrë pasuritë në veri të Kosovës e t’ia japë armikut më të madh të shqiptarëve, Serbisë.
Kelmendi: “Historiani” Thaçi u shpërfytyrua deri në atë nivel, sa të gënjejë edhe se Rankoviqi i paskësh dhuruar territor Kosovës!
“Politikanë të tillë të dyshimtë, si Thaçi e Pacolli, për shkak të interesave të tyre personale, i pari kërkon ndryshimin e kufijve për faljen e ‘Trepçës’, Ujmanit, krimet e luftës dhe gjithçka tjetër, përfshirë dhënien e 1/3-s së territorit tonë shtetëror Serbisë, për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale. Ndërsa i dyti për të realizuar ëndrrën e tij të vjetër për bashkëjetesë me Serbinë, lindur që nga koha e Slobodan Milosheviqit, idhullit të Pacollit, menaxherit faktik dhe ndërmjetësuesit të vet personal tek Boris Jelcini, presidenti i atëhershëm rus dhe ish-paraardhësi i Putinit, në shenjë falënderimi edhe për sigurimin e punëve me përmasa të mëdha në Rusi, përfshirë riparimin e parlamentit rus dhe tenderëve të tjerë masivë në Rusi e në Kazakistan, ku, në kundërshtim me Kosovën, firma e Pacollit atje ende vazhdon të punojë e të ndërtojë, shkon edhe më larg, duke kërkuar heqjen e tërësishme të kufijve ekzistues, të cilët e determinojnë Kosovën si shtet, jo me Shqipërinë dhe për bashkimin e shqiptarëve”, thotë analisti Gani Qarri për “Kosova Sot”
Analistët politikë, por edhe qytetarët, vazhdojnë të jenë të shqetësuar me idenë e presidentit Thaçi për shkëmbim territoresh me Serbinë, të cilën ai është mësuar nganjëherë që ta mbulojë kinse me procesin paksa më të ndërlikuar të korrigjimit apo demarkimit të kufirit me Serbinë, por që në përmasat për të cilat ai flet, kjo ide nuk ka të bëjë as me korrigjim e as me demarkim, por ndërrim- shkëmbim klasik e territoreve. Prandaj, edhe analistët politikë, edhe qytetarët, theksojnë se Kosova po përballet me rrezikun më të madh që pas shpalljes së pavarësisë, sepse idetë për korrigjim të kufijve, për shkëmbim të territoreve, për autonomi speciale për serbët, janë kanosja më e madhe serioze ndaj shtetit të Kosovës.
Gabim historik e me pasoja
Sipas politologes Liridona Bislimi, presidenti i ‘Pronto’-s duket në krizë të rëndë, jo vetëm politike, prandaj po e fut edhe shtetin në krizë të thellë, me rrezik shkatërrimi. “Ai tashmë nuk është vetëm i papërgjegjshëm, por ka kohë që është bërë edhe rrezik kryesor për Kosovën dhe për sigurinë e saj. Ai po i shkakton dhimbje vendit të vet, të cilit do të duhej t’i dilte për zot e ky ka vendosur t’ua marrë pasuritë në veri të Kosovës e t’ia japë armikut më të madh të shqiptarëve, Serbisë.
Thaçi duke folur për kompromis të dhimbshëm dhe shkëmbim territoresh nxit iluzione. Këto iluzione janë qesharake, por jo për nga pasojat që prodhojnë për shqiptarët. Kjo është një lojë që po bëhet nga një president që ka pranuar që kufijtë e shtetit duhen ndryshuar duke e vënë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës, e tërë kjo pas 116 njohjeve, gjoja vetëm për faktin që këtë shtetësi nuk e ka pranuar Serbia, e cila ka shkaktuar mbi 13.500 viktima të luftës në Kosovë”, theksoi ajo. “Larg syve të qytetarëve dhe në kundërshtim të Kushtetutës Thaçi është duke bërë gabimin historik para të gjithë qytetarëve parlamentarëve dhe miqve që kanë ndihmuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Për serbët është e qartë, nuk është hequr Kosova nga preambula e Kushtetutës, nuk janë pranuar fajet e së kaluarës, janë fituar kontrolle efektive në territorin e brendshëm të resurseve, kanë mbajtur pozitat strategjike në veri dhe në jug dhe kanë sabotuar shtetin e Kosovës dhe njohjen e tij që 20 vjet”, potencoi më tej Bislimi për “Kosova Sot”.
ZEQA: HASHIM THAÇI, PËR TË SHPËTUAR VETËN NGA GJYKATA SPECIALE, KA DALË HAPUR NË RRËNIMIN E SHTETIT
Sipas analistit politik Florim Zeqa, Kosova ndodhet në kulmin e degradimit institucional dhe shkaku i liderëve të korruptuar shtetërorë është duke u përballur me rrezikun më të madh pas shpalljes së pavarësisë. “Idetë e krisura të presidentit të shtetit për korrigjim të kufijve, për shkëmbim të territoreve, për autonomi speciale për serbët janë kanosja më e madhe dhe më serioze ndaj shtetit të Kosovës.Tallja e Hashim Thaçit me qytetarët e Kosovës, duke implementuar skenarin serb, e ka vënë në pikëpyetje shtetësinë e Kosovës pas 116 njohjeve, e gjithë kjo gjoja vetëm për faktin që këtë shtetësi nuk e ka pranuar Serbia, e cila ka shkaktuar mbi 13.500 viktima të luftës në Kosovë”, vlerësoi ai. “Deri këtu ka arritur marrëzia e presidentit të shtetit, ku ai për t’i bërë shërbime shtetit serb është duke shkelur mbi gjakun e dëshmorëve dhe martirëve, madje është duke shkelur çdo normë e parim ndërkombëtar që ka të bëjë me rregullimin e kufijve në Ballkan. Jo vetëm kaq, gjatë ditëve të fundit Kosova është duke e përjetuar kulmin e degradimit të saj institucional, ku prokurorët nuk kërcënohen më vetëm nga kriminelët e rrugës, por edhe nga deputetët që po tentojnë të bëjnë ligjin sipas Kanunit. Kjo ka çuar në degradimin e skajshëm të organit ligjvënës në vend – Parlamentit të Kosovës, për shkak të interesave personale. Por më i dëmshëm dhe më i rrezikshëm për shtetin e Kosovës është bërë institucioni i presidentit të shtetit nën udhëheqjen e Hashim Thaçit, i cili për të shpëtuar vetën nga Gjykata Speciale ka dalë hapur në rrënimin e shtetit, duke shfaqur gatishmërinë për t’ia dhuruar Serbisë gati 1/3 e territorit të Kosovës Ujmanin, ‘Trepçën’, krimet e luftës e shumëçka tjetër”, thotë Florim Zeqa për “Kosova Sot”.
KELMENDI: BEOGRADI E URDHËROI KUISLINGUN THAÇI
Veprimtari i çështjes kombëtare, Ibrahim Kelmendi, thotë se temën e lojës me territore mund ta hapin vetëm kuislingët e instaluar në krye të shtetit.”Rëndom kuislingu nuk ka autonomi për të pas ide të tij, ndërsa kuislingun Thaçi e ka urdhëruar Beogradi nacionalist që t’i kamuflojë këto komplote si ide të tij, kryesisht që të mund të anashkalon kushtëzimin që përmban kapitulli 35 i bisedimeve për anëtarësim të Serbisë në BE. Kështu Serbia po krijon arsyetimin se nuk po mund të bëjë marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve, meqë Kosova ka pretendime territoriale ndaj Serbisë.Vërtet, jo vetëm armiqësore, të rrezikohen njohjet e 116 shteteve për një njohje nga Serbia! Shansi ishte që të shfaqej gatishmëria për marrëveshje me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve dhe për njohje reciproke, nëse Serbia njeh shtetin e Kosovës në kufij të saj kushtetues, që e ka njohur edhe Gjykata ndërkombëtare. Interesimi i madh i Serbisë për përfitime financiare nga BE-ja, favorizonte arritjen e marrëveshjes. Ndërsa tani, komplotet e kuislingut Thaçi, i krijuan favor ta anashkalon kushtëzimin që përmban kapitulli 35. “Historiani” Thaçi u shpërfytyrua deri në atë nivel, sa të gënjen edhe se Rankoviqi i paskësh dhuruar territor Kosovës, duke përgatitur kështu terrenin që Serbia të ketë të drejtë të pushtojë territorin më vital për zhvillim ekonomik të Kosovës”, tha Ibrahim Kelmendi për “Kosova Sot”.
Harresa e krimeve makabre të Serbisë
Edhe analisti Reshat Badallaj përgjegjësinë kryesore për situatën e rrezikshme në të cilën është futur tani Kosova me këtë ide për marrëveshje me Serbinë ia adreson kryekëput Hashim Thaçit, sipas të cilit këtë kompromis po e bën vetëm për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale. “Sherri i Hashim Thaçit po na kushton tepër shumë. Vetëm mendoni se sa kohë kemi humbur pa nevojë me një ide të një budallai që na armiqësoi edhe me vendet mike vetëm e vetëm për një bisht të ngordhur të tij që do të përballet me Gjykatën Speciale, që as vetë nuk e ka menduar se si do t’i viJë fundi i turpshëm. Aq keq e ka futur Kosovën në dyshime edhe me faktorin ndërkombëtar, të cilët po flasin tani me hamendje për ne”, u shpreh Badallaj për “Kosova Sot”.”Populli domosdo duhet të thotë fjalën e tij që të mos lënë më tej të tallet një hajvan shkuar hajvanëve me fatin e Kosovës, për interesa të tija personale dhe i harron të gjitha terrorizimet, masakrat dhe krimet e Serbisë fashiste që i ka bërë në popullatën shqiptare në Kosovë, përfshirë këtu edhe dhunimet, plaçkitjet”, theksoi më tutje ai. Analisti Shefik Shkodra shpreh dyshimin e tij se derisa nuk ka pasur deri tani reagime të ashpra kundërshtuese nga qytetarët për këtë projekt të dëmshëm për interesin e vendit, po del sikur qytetarët nuk janë akoma të informuar mjaftueshëm rreth pasojave të tij, për më keq nuk po reagon as ASHAK-u dhe kjo krijon mjegull akoma më të madhe. “Nuk e kam të qartë a janë të njoftuar qytetarët tanë me këto ndërthurje politike që po bën Hashim Thaçi me grupin e tij. Asnjë reagim nga ato institucionet arsimore shkencore e kulturore”, u shpreh ai. “Kjo atmosferë ishte edhe në vitet e tetëdhjeta, pa e sqaruar edhe njëherë këtë kohë, PDK-ja e Hashim Thaçit i ka edukuar me ‘benificione’ një pjesë të madhe. Disa i kërcënon me vende të punës e në mënyra të tjera. Partitë tjera edhe ato në opozitë nuk janë aq të nxehta, sepse ato dëshirojnë pushtet sa më shpejt. Atje e shohin fitimin”, vlerësoi Shkodra. “Prandaj s’është çudi që sa herë të dojë presidenti bën tregti me tokën e Kosovës. Sa për turpin, atë pjesa e këtyre kategorive e ha moti. Është potencuar qindra herë se ‘Trepça’ e Ujmani nuk do të duhej të hynin në kurrfarë pazari, po asnjë pjesë tjetër, qoftë edhe bregore me shkurre”, tha ai për “Kosova Sot”.
QARRI: KOSOVA, ME UDHËHEQËS TË TIPIT SERBOFIL, SI HASHIM THAÇI DHE RUSOFILI BEHGJET PACOLLI, PO PËRJETON DËSHTIMIN MË SHKATËRRIMTAR DERI MË TANI
Sipas analistit politik Gani Qarri, në procesin e rrezikimit dhe të zhbërjes së shtetit të Kosovës me këto ide të mbrapshta, Hashim Thaçi po arrin ta ketë në krah të djathtë edhe ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacolli, dhe kështu rreziku vjen e bëhet akoma më serioz. “Kosova që nga çlirimi më 1999 dhe shpallja e pavarësisë, shkaku i aventurave të Hashim Thaçit e së fundmi edhe të Behgjet Pacollit, po përballet me rrezikun më të madh të ruajtjes së tërësisë territoriale dhe ekzistencës së saj të mëtejmë si shtet i pavarur dhe sovran. Pikërisht idetë vrastare të Hashim Thaçit për të ashtuquajturat korrigjim kufijsh, shkëmbim territoresh apo autonomi speciale për serbët në veri të vendit, si dhe kërkesa publike e Behgjet Pacollit për shuarjen e kufijve me Serbinë, që nga paslufta e deri më tani, janë rreziku më serioz që i kanoset qenies së shtetit të Kosovës dhe tërësisë territoriale të saj.Tendencat e Hashim Thaçit dhe Behgjet Pacollit janë shkelje e rëndë e Kushtetutës së Kosovës dhe zhvlerësim i vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjësinë e pavarësisë së shtetit tonë të brishtë, që rrezikojnë edhe tërheqjen e mbi 100 njohjeve ndërkombëtare për vendin tonë”, u shpreh ai. “E përderisa Thaçi në njërën anë tallet me politikanët dhe gjithë politikën vendore, në anën tjetër ai me ekipin e tij implementon pa asnjë pengesë dhe me përpikëri skenarin e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, duke vënë në pikëpyetje territoret e vendit, shtetësinë e Kosovës, rreth 116 njohjet ndërkombëtare, gjoja vetëm për faktin se shtetësinë sonë, nuk e pranuaka Serbia, e cila, siç e dinë të gjithë, ajo ka okupuar Kosovën, jo Kosova atë, ka përdhunuar mbi 20 mijë femra, përfshirë edhe vajza minore, ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve, ka shkaktuar mbi 13.500 viktima të pafajshme të luftës në Kosovë dhe për fatin e më se 1700 të kidnapuarve, as sot, pas 20 vitesh, ende nuk dihet asgjë”, tha Qarri për “Kosova Sot”. “Kosova, me udhëheqës të tipit serbofil, si Hashim Thaçi dhe rusofili Behgjet Pacolli, vërtet po përjeton dështimin më shkatërrimtar deri më tani, si dhe kulmin e degradimit të saj të brendshëm dhe të jashtëm – ndërkombëtar”, tha analisti Gani Qarri.
BISLIMI: PËRPJEKJE E DËSHPËRUAR PËR T’I SHPËTUAR SPECIALES
“Presidenti Thaçi ka harruar se dikur (1912-1999) Kosova ishte vetëm një plaçkë e sundimit të egër dhe tiranik të Serbisë, e cila me agresion, me gjenocid dhe me spastrim etnik ndikoi në copëtimin dhe në çintegrimin e popullsisë shqiptare, duke ua mohuar të drejtën historike legjitime dhe realizimin e së drejtës së vetëvendosjes. Prandaj, në kurrizin dhe në dëm të mbrojtjes së kësaj të së drejte, askush nuk ka të drejtë, të apelojë për ndonjë “pazarllëk” me Serbinë, që të luajë me fatin e Kosovës, duke favorizuar zgjerimin e kufijve territorialë të Serbisë. Thaçi është një analfabet që nuk kupton asnjë gjë përveç interesit të tij. Ideja e tij se duke bërë këto kompromise do të mundësojë të ikë nga gjykata speciale është ëndërr që do t’i kthehet atij si një boomerang i rëndë, pasi që Kosova është e të gjithë shqiptarëve e nuk është e një individit”, tha Liridona Bislimi për “Kosova Sot”.
Qytetarët kundër humbjes së territorit
Të rrezikuar po e shohin vendin nga KOSOVA SOT www.kosova-sot.info E SHTUNË – E DIEL, 29-30 SHTATOR 2018 3 VAR, ME SKENARË TË RREZIKSHËM PËR SHTETIN ë nivel, sa të gënjejë edhe se Rankoviqi i paskësh dhuruar territor Kosovës! si marioneta të Serbisë në krye të Kosovës idetë e këmbimit e korrigjimit të kufijve nga Hashim Thaçi edhe qytetarët e anketuar nga gazeta. Qytetari Albert Maloku thotë se të gjithë jemi të befasuar dhe shumë të shqetësuar nga sjelljet joprofesionale, diplomatike, bile edhe komike nga niveli i parisë së Kosovës, andaj edhe ai personalisht mendon dhe shpreh dyshimin vendi- Kosova, me të vërtetë po përballet me rrezikun më të madh pas shpalljes së pavarësisë, për pasojë të atyre që janë në krye të shtetit. “Çfarëdo idesh të kujtdo qofshin, duke u nisur nga një qytetar i thjeshtë e gjer te presidenti i shtetit, për tema që po elaborohen kohët e fundit, si ato për korrigjim të kufijve, duhet njëherë e përgjithmonë t’i hedhim në mbeturina. Nëse mbrapa këtyre propozimeve, gjegjësisht ideve jonormale për korrigjim të kufijve, për shkallëzim të territoreve qëndrojnë mashtrimet ruso-serbe për autonomi speciale për serbët, si duket është me të vërtetë kanosja më e madhe serioze ndaj shtetit të Kosovës. Por këto ideja të fëlliqura kanë përfunduar në vitin 1999. Andaj ju lutemi ta çmojmë dhe ta respektojmë shtetin tonë me kufijtë që janë të rregulluar qysh nga Kushtetuta e vitit 1974, kur Kosova ishte e barabartë si element konstituiv i RSFJ-së dhe tani ata kufij janë të vërtetuar edhe nga Kushtetuta e formuar nga Ahtisari dhe e respektuar nga shumë shtete të Botës. Mendime të tilla jocivilizuese për autonomi speciale nuk duhet të vijnë në shprehje kurrën e kurrës”, theksoi Maloku për “Kosova Sot”. Edhe qytetari Kamber Kabashi, ish profesor i Edukatës Fizike, nga qyteti i Pejës, thotë se Kosova nuk guxon të lejojë asnjë lloj rishikimi të kufijve të saj, asnjë lloj marrëveshje për shkëmbim territoresh me Serbinë, pasi që si shtet me këtë territor dhe këta kufij kemi pranuar 116 njohe të fuqishme ndërkombëtare dhe tani loja me territor rrezikon edhe këto njohje. “Republika e Kosovës është pranuar prej 116 shteteve dhe ky territor i njohur nga të gjitha këto shtete duhet të jetë i tëri në mbrojtje të institucioneve të shtetit, i mbrojtur me të gjitha mjetet politike diplomatike dhe të mos bëhen lojëra të rrezikshme, sikur që është tani ideja e ndërrimit të territorit me Preshevën e këmbimin me veriun, sepse Serbia është e rrezikshme të hapen lojëra me të, ata po na pengojnë që ta administrojmë si duhet veriun e Kosovës e lëre më të arrish marrëveshje për shkëmbim e ndërrim territoresh. Unë mendoj që hapja e kësaj teme është e rrezikshme dhe humbje kohe, sepse nuk mund të bëhet asgjë në atë drejtim. Duhet t’i mbrojmë këta kufij brenda të cilëve jemi njohur deri më tani si shtet i ri i pavarur dhe për asnjë milimetër të mos lëshojmë pe, as të mos lëshojmë pe në veri dhe as në jug, por ta mbrojmë e zhvillojmë shtetin dhe të ecim përpara”, tha Kamber Kabashi për “Kosova Sot”.
(Kosova Sot)