ARKATANA

Thaçi e negocion Specialen me Holandën

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Pas dhënies së verdiktit të Gjykatës Kushtetuese për amendamentin 24, procesi i themelimit të Gjykatës Speciale do të vazhdojë. Tashmë i mbetet Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Jashtme, e cila udhëhiqet nga zëvendëskryeministri Hashim Thaçi, të negociojë me Mbretërinë e Holandës detajet teknike për vendosjen e Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale në këtë shtet.

Aktualisht Holanda është duke e negociuar paraprakisht me Shërbimin e Jashtëm të Bashkimit Evropian (EEAS). Këto informata janë konfirmuar nga zyrtarët e lartë politikë në vend dhe nga përfaqësuesit diplomatikë në Kosovë. Kurse sipas njohësve të proceseve juridike në vend, deri në funksionalizimin e plotë të Gjykatës Speciale do të kalojnë disa muaj, pasi ata vlerësojnë se edhe procesi i rekrutimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, si dhe çështje të tjera nuk do të mundë të përfundohen shpejt.

Eco Higjiena

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka thënë të premten për “Zërin” se fillimisht duhet të pritet vlerësimi i Gjykatës Kushtetuese për kushtetutshmërinë e miratimit të amendamentit 24, i cili i hap rrugë themelimit të Gjykatës Speciale dhe më pas Kosova duhet të arrijë marrëveshjen me Holandën për vendosjen e selisë së Dhomave të Specializuara dhe të Prokurorit të Specializuar në këtë shtet./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.