RCCOLA

Thaçi e Mustafa, nuk i zënë besë njëri-tjetrit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Derisa Mustafa raportohej se kërkonte garanci ndërkombëtare për postin e kryeministrit para se të pajtohej që partia e tij të hynte në koalicion qeverisës me PDK-në e Thaçit, tani është kreu i PDK-së ai që kërkon garanci se Mustafa dhe LDK-ja nuk do ta “tradhtojnë” pas dy vjetësh, kur Atifete Jahjagës t’i skadojë mandati dhe Thaçi të kërkojë postin e saj.

RCCOLA

Mosbesimin mes rivalëve të deridjeshëm të kthyer në partnerë politikë brenda natës po e shkakton edhe zvarritja e mëtutjeshme e procesit, meqë kërkimi i garancive të ndërsjella duket se e bllokon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, meqë partitë kërkojnë që gjithçka të votohet në pako, brenda një seance. /koha/