Hidromorava

Thaçi: E mirëpres faktin që Kurti e pranoi ftesën për takim

/ 2 minuta lexim
HW

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur një konferencë të fundvitit, ku në një bashkëbisedim me gazetarë ka folur për të arriturat dhe sfidat e vitit që po lëmë pas.

Thaçi në fillim ka thënë se viti 2019 ka qenë një viti i progresi të mirë, në të gjitha rrafshet, qoftë në thellimin e reformave demokratike, rendit dhe ligjit, forcimit të demokracisë civile në Kosovë dhe të orientimit veriatlantik të vendit, të marrjes së përgjegjësive nga shteti ynë, në veçanti mbajtja e zgjedhjeve.

Megjithatë, sipas presidentit Thaçi, viti 2019 nuk ka qenë krejt i lehtë, pasi ka pasur edhe sfida, të cilat ai shpreson se do të tejkalohen vitin e ardhshëm.

Presidenti Thaçi ka folur edhe rreth krijimit të institucioneve, përkatësisht rreth ftesave që i ka bërë kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

UBT

Ai ka thënë se e mirëpret faktin Albin Kurti, pas tri tentativave radhazi e ka pranuar ftesën e tij për takim.

Në këtë drejtim, shefi i shtetit të Kosovës ka thënë se e pret Kurtin që të takohen me 6 janar, në ora 15:00.

“Duhet të sillemi në mënyrë të përgjegjshme. Nuk mund të sillemi as me hatrime, sepse ato nuk përkojnë me përgjegjësitë kushtetuese që i kemi”, ka theksuar Thaçi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.